Deri në fund të vitit, 200 mjekë do ta lënë Kosovën

Kryetari  i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu,  ka folur për gjendjen në shendetësi, për numrin e mjekëve, infermierëve të larguar nga institucionet publike shëndetësore, por edhe nga Kosova, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Gjithashtu, sejdiu foli edhe për problemet e mjekëve me të cilat përballen gjatë shërbimeve shëndetësore.

Sejdiu tha se deri në fund të vitit parashihet që 200 mjekë do të largohen nga Kosova.

“Shifra e ditës së sotme deri në mesditë është se 95 mjekë të rinj do ta lënë vendin”, tha Sejdiu.

“Ky numër po shkon në drejtim të parashikimeve që i kemi pasur qysh në fillim të vitit, që deri në fund të vitit, 200 mjekë do të largohen nga Kosova”, tha ai përballë gazetares Jehona Zhitia.

Sejdiu u shpreh se kjo gjendje është shqetësuese për faktin se ende nuk ka një lëvizje në drejtim të ndërmarrjes të hapave konkretë në parandalimin e përkeqësimit.

“Normal që nuk do të mund të ndalet largimi i tërësishëm i tyre, por një numër i tyre me disa ndryshime, do të ndaleshin”, shtoi Sejdiu në magazinën ‘Lajmet e fundit’ në RTK.

Ai dha tri arsye pse po ndodhë largimi i mantelbardhëve nga vendi.

“E para janë kushtet e punës, e dyta kushtet e specializimit dhe shkollimit postdiplomik, e treta është paga”.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit