6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Dëshmi për Gjykatën e Hagës: Lvova-Belova ia konfirmon Putinit se adoptoi një adoleshent nga Donbasi

Pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi një urdhër-arrest për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe komisioneren për të drejtat e fëmijëve, Maria Alekseevna Lvova-Belova, u shfaq një video-regjistrim i një bisede mes tyre që ishte zhvilluar kohë më parë.

Lideri rus dhe komisionerja akuzohen për dëbimin e paligjshëm të popullsisë (fëmijëve) dhe transferimin e jashtëligjshëm të popullsisë (fëmijëve) nga territoret e pushtuara të Ukrainës në Federatën Ruse ose zonat që i kontrollon Rusia.

Në një video prej 17 sekondash që u regjistrua gjatë agresionit rus kundër Ukrainës dhe që u publikua në televizion, Putin dhe Lvova-Belova diskutojnë për adoptimin e saj të një fëmije nga Mariupol.

 

Putin e pyet Marian nëse ajo adoptoi një fëmijë nga Mariupoli, i cili ishte nën sulme të tmerrshme ruse, dhe ajo përgjigjet pozitivisht.

“I vogël?”, pyet Putini, për të cilën ajo merr përgjigjen, “Jo, 15 vjeçar. Tani e di si është të jesh nënë e një fëmije nga Donbasi… Është e vështirë, por mendoj se mund të përballojmë gjithçka”, deklaroi ajo.

.

Që nga fillimi i luftës, Kievi ka akuzuar Moskën për dëbimin e fëmijëve nga territori ukrainas.

Zhvendosja me forcë e civilëve gjatë konfliktit është e ndaluar nga Konventa e Gjenevës dhe është klasifikuar si krim lufte. Kremlini ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk kanë vlerë për ta. /Telegrafi/

Më Shumë

FC Prizreni reagon pas barazimit: Konteston arbitrimin dhe kërkon drejtësi në fushë

FC Prizreni ka reaguar pas ndeshjes së zhvilluar ndaj KF Rilindja 1974, e cila përfundoi 0:0 në stadiumin “Përparim Thaçi”, në kuadër të xhiros...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit