3.1 C
Prizren
E shtunë, 30 Nëntor, 2024

Dështuan projekti i Shtëpisë së Kulturës në Zhur dhe shkolla në Gjonaj

Në vitin kalendarik 2016 në komunën e Prizrenit partitë opozitare, sidomos LVV dhe LDK, e bashkë me ata edhe shoqëria civile kanë pasur një mori ankesash për punën e qeverisë lokale. Si top-skandal për vitin 2016 në komunën e Prizrenit është mosfunksionimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur, që deri më tani thonë se ka kaluar lartësinë e investimeve mbi një milion euro dhe nuk është ndërtuar akoma. Një skandal tjetër është mosfunksionimi i objektit të shkollës në Gjonaj të Hasit.

Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” shprehet se projekti më kontrovers është ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhur.

“Realizimi i këtij projekti ka nisur në vitin 2009 dhe objekti edhe sot e kësaj dite nuk është përuruar. Sipas të dhënave të Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (DKRS), për realizimin e këtij projekti janë angazhuar dy operatorë ekonomikë, ku në fazën e parë janë shpenzuar afër 325 mijë euro, derisa për punimet e fazës së dytë operatorit tjetër i janë paguar mbi 526 mijë euro, që në total nënkupton se deri më tani janë harxhuar mbi 850 mijë euro për këtë projekt”, thuhet në një raport të kësaj organizate.

Elmedina Baxhaku, nga “EC Ma Ndryshe”, shprehet se projekt tjetër është ndërtimi i Qendrës KulturoreSportive në Mushnikovë. Sipas saj, realizimi i projektit ka nisur në vitin 2011 dhe objekti jo që nuk ka përfunduar, por ende as kulmin nuk e ka. Në një rast tjetër, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka kontraktuar një operator që të kryejë punimet në ndërtimet e rrugëve në Kushnin të Hasit, ku vlera e kontratës është mbi 58 mijë euro. Punimet e gërmimit dhe zgjerimit të rrugëve si dhe shtrimi i shtresës së parë të tamponit janë bërë, por në mungesë të mjeteve punët janë ndërprerë.

“Sipas sqarimit të marrë nga DSHP-ja, del se ky projekt sikurse edhe disa projekte të tjera janë ndërprerë në mungesë të mjeteve, që kanë qenë të parapara të sigurohen nga të hyrat vetjake”, thotë Elmedina Baxhaku nga kjo OJQ, shkruan gazeta Kosova Sot

Flasin opozitarët e Prizrenit

Drita Millaku, nga Lëvizja “Vetëvendosje” në Prizren, pohon se Shtëpia e Kulturës në Zhur është dashur të fillojë se funksionuari moti.

“Unë mendoj se atje tri here është improvizuar inaugurimi dhe po kështu tri herë ka dështuar përurimi i kësaj shtëpie të kulturës”, shprehet Millaku.

Ganimete Hoxha nga Nisma shprehet se ata si kuvendarë nuk kanë informacion se çka po ndodh me këtë projekt. Ndërsa, Haziz Hodaj, nga LDK-ja, shprehet se skandal është edhe objekti i shkollës në Gjonaj.

“Bile këtë vit më 28 nëntor 2016, mua më është thënë se duhet të jem prezent në ceremoninë prerjes së shiritit të inaugurimit, por kot as që mund të mendohet se do të fillojë së funksionuari nga puna ky objekt. Kjo tregon një papërgjegjësi totale dhe kaq të madhe që ka pushteti komunal ndaj premtimeve të tyre”, shprehet Hodaj.

Ndërsa zëdhënësi i Komunës së Prizrenit, Ymer Berisha, pohon për “Kosova Sot” se planifikimet e projekteve nga pushteti lokal janë profesionale, dhe vijnë pas një ekspertize studimore nga stafi i brendshëm.

“Komuna realizon projekte të cilat zgjasin më shumë se një vit kalendarik dhe si të tilla disa OJQ, mund t’i shohin si vonesa, por janë vlerësime të paqëndrueshme”, shprehet Berisha. (Kosova Sot)

Më Shumë

Pyetja e 3-vjeçares “e detyroi” ta shpikte kamerën e parë

Teksa teknologjia na ka bërë të gjithëve ‘fotografë’, si çdo pajisje tjetër edhe kamera e parë, e njohur si “Polaroid”, daton para mbi 75...

Prizreni zyrtarizon tre basketbollistë të huaj

Para xhiros së dhjetë të Superligës, KB Prizreni ka bërë të ditur se ka angazhuar tre basketbollistë të huaj të ri në ekip, pas...

Shi e borë sot

Lajmet e Fundit