7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Detaje të rënda nga vrasja në Prizren: Burri vrau gruan pak ditë pasi erdhën për pushime në Kosovë

A.V 42 vjeçare u vra në mënyrë tragjike të martën në mbrëmje. I dyshuari kryesor për këtë rast po besohet të jetë burri i saj B.V i cili sipas policisë është i lindur në vitin 1958 që i bie t’i ketë 61-vjet. Sipas informacioneve që Gazeta Express ka siguruar brenda organeve të hetuesisë kosovare, çifti kishin ditë që nga Zvicra kishin ardhur për pushime në Kosovë.

Por një zënkë e tyre bëri që 61-vjecari të shkrep me armë zjarri, plumbat e së cilës dyshohet se i morën jetën në vendin e ngjarjes 42-vjeçares, A.V, mbrëmë pas orës 23:00 në lagjen ‘Hysni Morina’ të Prizrenit.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti 15 gëzhoja të cilat u shkrepën nga revolja me të cilën dyshohet të ketë ndodhur e gjithë ngajrja e rëndë.

Ndëkorhë rastin ëpr Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe zyratrë nga policia e Kosovës. Këta të fundit thanë se me date 06 gusht 2019 pas orës 23:00 në rrugën ‘Hysni Morina’ në Prizren, fillimisht qendra e thirrjeve në policinë e Kosovës ka pranuar një informacion dhe është raportuar për një plagosje.

“Pas intervenimit nga policia dhe emergjenca e Prizrenit të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes është konstatuar për lëndimin e një viktime femër për të cilën mjeku ka konstatuar vdekjen si pasojë e lëndimit nga arma e zjarrit”, kanë deklaruar për Express, zyrtarë nga policia e Kosovës.

Ekipet policore të hetimeve për krim teknika në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën si dhe 15 gëzhoja të kalibrit 9 mm.

Me vendim të prokurorit është bastisur shtëpia e personit të dyshuar dhe policia ka arritur të gjejë armën e tipit revole ZIG M1, të kalibrit 9 mm si dhe 42 fishekë të kësaj armë. Dyshohet se me të njëjtën armë i dyshimti ka kryer veprën penale të ‘vrasjes së rëndë’. I dyshimti dhe viktima kanë qenë bashkëshortë.

Në këtë rast është ndaluar në afat prej 48 orë personi i dyshimtë B.V i lindur në vitin 1958.

Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për procedura të mëtutjeshme hetimore.

Me rastin po merren njësitë e hetimeve rajonale në Prizren./GazetaExpress/

Më Shumë

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar pasi nuk mundi të hyjë në qeverinë “Kurti 3”. Balje, përmes një postimi në facebook ka...

P.C Prizreni në gjysmëfinale

Proton Cable Prizreni është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Final 8 Kupës së Ligës së Parë te Meshkujt. Prizrenasit fituan bindshëm ndaj Gjakovës 108:48, në...

Lajmet e Fundit