10.6 C
Prizren
E enjte, 1 Maj, 2025

Detajet e Projektbuxhetit për vitin 2021 – 182 milionë euro parashihen për Rimëkëmbjen Ekonomike

Gjykata Kushtetuese me anë të një aktgjykimi ka rrëzuar Qeverinë Hoti, ku dhe zyrtarisht Kosova shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, me çka e ka gjetur vendin në këtë fundvit pa miratimin e Projektbuxhetit për vitin 2021.

Lidhur me këtë, Kuvendi i Kosovës zyrtarisht ka njoftuar se, të hënën e 28 dhjetorit do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e tij, shkruan Telegrafi.

Edhe vetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, Bashkimi Evropian dhe komuniteti i biznesit kanë kërkuar që ky buxhet të votohet para mbajtjes së zgjedhje.

Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro.

Gjithsej të hyrat buxhetore do të janë 1 miliard e 886 milionë euro, nga të cilat 1.66 miliard euro do të janë nga të hyrat tatimore, ku pjesën më të madhe të tyre e bëjnë tatimet indirekte me 1.41 miliard euro.

Nga të hyrat, prej Administratës Tatimore priten të grumbullohen 509 milionë euro, kurse nga Dogana e Kosovës do të inkasohen 1 miliard e 169 milionë euro.

Prej gjithsej shpenzimet buxhetore, 643 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 625 milionë euro janë paga dhe shtesa, rreth 311 milionë euro janë për mallra dhe shërbime, kurse 34 milionë euro janë rezerva. Në këtë pjesë të shpenzimeve, 182.4 milionë euro janë paraparë të shpenzohen në kuadër të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike.

Parashikimet fiskale për vitin 2021 | Burimi: MF

Parashikimet fiskale për vitin 2021 tregojnë se investimet do të jenë 616 milionë euro, ku pjesa më e madhe do të bëhet nga buxheti i rregullt, shkruan Telegrafi.

Nga kufiri i buxhetit 2021, Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria për këtë vit do të kenë 25 milionë euro. Për Presidencën janë planifikuar të harxhohen 3.15 milionë euro, për Kuvendin janë planifikuar 9.3 milionë euro, kurse për Zyrën e Kryeministrit 12.6 milionë euro.

Për sa i përket ministrive, buxhet më të madh pritet ta ketë ajo e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndjekur nga ajo e Infrastrukturës dhe e Financave.

Për Ministrinë e Punë dhe Mirëqenies Sociale janë planifikuar të harxhohen 510 milionë e 852 mijë euro, nga të cilat 489 milionë euro janë për subvencione dhe transfere, 5.12 milionë euro janë për paga dhe mëditje dhe 1.62 janë për mallra dhe Shërbime.

Më Shumë

Dështon për herën e tetë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu as këtë herë nuk i siguron votat

Për të tetën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta konstituojë legjislaturën e re. Kandidatja e LVV-së për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu nuk...

Gazetaria e sotshme dhe ajo hulumtuese, e skajshme, periferike dhe larg problemeve akute që po na rrethojnë

  Nga Musa Sabedini  E tërë lufta në gazetarinë ditore dhe informative ka për qëllim që të tregoj të vërtetën, që të thuhet ajo kur dhe...

Trepça në finale

Lajmet e Fundit