Malishevë, persona të panjohur vjedhin një kasafortë me ari dhe para

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes që ka ndodhur ditën e diel në Malishevë.

Policia njofton se në një shtëpi është vjedhur një kasafortë, ku në të raportohet të ketë pasur ari dhe para, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person atë panjohur kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij. Sipas ankuesit nga shtëpia i është marrë një kasafortë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe sasi ari”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më tej në raport thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore dhe është bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Lajmet e Fundit