Në një përleshje në Suharekë përdoret edhe arma, dy të lënduar

Në një përleshje në Suharekë mes disa personave të dielën është përdorur edhe arma, ndërsa raportohet se kanë marrë lëndime dy persona, të cilët kanë marrë tretman mjekësor.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole SIX SAVER e kalibrit 9mm dhe se nuk dihet se kush e ka përdorur armën dhe cili është pronari i armës.

“Njësitetet policore me urdhër të prokurorit kanë bastisur në dy lokacione në shtëpitë e të dyshuarve. Në njërën shtëpi është gjetur një shufër metali e cila dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes në vendin e ngjarjes dhe është sekuestruar. Lidhur me rastin janë arrestuar shtatë të dyshuar kosovarë. Me vendim të prokurorit të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Lajmet e Fundit