Dialogu vazhdon për drejtësinë, Asociacionin dhe mbrojtjen civile

Edita TahiriNë takimin e parë të nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të shtrohet plani për zbatimin e çështjeve të mbetura nga Marrëveshja e 19 prillit të vitit të kaluar.

Ministrja shtetërore për dialog, Edita Tahiri, ka thënë për “Kohën Ditore” se janë tri çështje të hapura me Serbinë, të cilave së shpejti do t’u jepet zgjidhje.

Zbatimi i marrëveshjes për drejtësinë, krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shuarja e strukturave paralele në veri, përkatësisht Mbrojtjes Civile, do të jenë temat që do të shtrohen në takimin e janarit në mes kryeministrave nga Ballkani dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

“Në takimin e nivelit të lartë politik mes dy kryeministrave do të shtrohen dhe fillojnë bisedimet për planin e zbatimit të tri çështjeve të pazbatuara nga Marrëveshja e Brukselit”, ka thënë Tahiri.

Më Shumë

Rahoveci nderon në 27-vjetor dëshmorët e rënë në betejën e Hamocit

Në 27-vjetorin e rënies heroike, në Rahovec janë zhvilluar sot homazhe dhe përkujtime për dëshmorët Bekim Sylka, Besim Kabashi dhe Avni Thaçi, të cilët...

Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës dhe kandidatit për kryeministër, Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Malishevë ka marrë përkrahje për subjektin që...

Lajmet e Fundit