17.2 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Dihet emrin i të dyshuarit për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it!

eulexi i vrarPas publikimit të artikullit të premten në Tribuna lidhur me hetimet për vrasjen e doganierit të EULEX-it, Andrius Senaviçius, ka reaguar misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit.
“Pas publikimit të raporteve në media se faktorët politik janë duke ndikuar në hetimin rreth vrasjes së pjesëtarit të EULEX-it Andrius Senaviçius, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit – EULEX, dënon sugjerimet se ndërhyrja nga entitetet jashtë gjyqësorit është duke e dëmtuar këtë hetim, Misioni hedh poshtë këtë raport si të pabazë dhe të padobishëm në kauzën për sjelljen e autorëve të krimit para drejtësisë. Hetimi është në vazhdim e sipër, nën juridiksionin ekskluziv të Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK). Të gjitha burimet e nevojshme janë duke u angazhuar për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë”, thuhej në reagimin e EULEX-it.
Sqarimi i gazetës

Gazeta ia bën të ditur EULEX-it dhe lexuesve se qëndron fuqishëm pas shkrimit të publikuar. Tribuna rikujton të gjithë, përfshirë edhe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, se ne nuk kemi paragjykuar vendimin e gjykatës lidhur me të dyshuarin për vrasjen e Andrius Senaviçiusit. Emri i të dyshuarit, siç e kemi përmendur edhe në artikull, është i njohur për redaksinë, por duke mos dashur t’i pengojmë hetimet, nuk e kemi publikuar. /Tribuna/

Më Shumë

Gjykata Themelore në Prizren mban kolegjiumin e rregullt, diskutohet efikasiteti i lëndëve

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur kolegjiumin e rregullt me gjyqtarët dhe përfaqësuesit e degëve të saj, ku në fokus ishte rritja e efikasitetit...

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Lajmet e Fundit