6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Djali i Bali Muharremajt dyshohet se shtiu me armë, ndërhyn policia

Ditë më parë në media është publikuar një video ku shihen tre të rinjë duke përdorur armë. Në mesin e këtyre personave pretendohet se ishte edhe Gjelbrim Muharremaj, djali i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj.

Policia ka marrë veprime duke iniciuar rast për “Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, ndërsa ka arritur të identifikojë tre të dyshuarit në mesin e tyre edhe djalin e Muharremajt.

Policia ka bërë të ditur se sektori i hetimeve në Suharekë ka zhvilluar hetime dhe ka arritur ti identifikoj te dyshuarit: Gj.M., i datëlindjes 1998, G.M., i datëlindjes 1996 dhe A.M., i datëlindjes 1995.

Sipas policisë, armët e përdorura që shihen në video ishin pistoleta me gaz dhe të njejtat janë sekuestruar.

“Hetuesit e stacionit policor në Suharekë, duke punuar me përkushtim dhe profesionalizëm i identifikojnë të dyshimtit dhe nga i dyshuari nr.2 i cili kishte komunikuar përmes telefonit me te dyshuarin nr.3 i cili ka njoftuar se te tre armët e zjarrit (Pistoletat me gaz) gjenden në objektin e zdrukthëtarisë pronë e të dyshuarit nr. 2.Hetuesit policor ka dal ne vendin e ngjarjes në fsh Gjinoc,të Suharekës dhe në një aneks te objektit ka gjetur dhe konfiskuar tre armë ( Pistoletë me gaz) në cilsin e provave materiale: Pistolet tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator. Pistoletë tip Ekol special 99 Rev II me nr serik EUR 12-20120015 kal.9mm dhe një karikator.  Pistoletë tip Zoraki 917 pa nr serik kal.9mm dhe një karikator”, ka bërë të ditur policia.

Bëhet e ditur se prokurori i rastit për krime te rënda ka sugjeruar që, rasti të shkon ne procedurë te rregullt, ndërsa po vazhdojnë hetimet në lidhe me këtë rast. /Reporteri.net/

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Rrëzohen propozimet serbe që anëtarësimi i Kosovës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës sot me 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm nga të gjitha shtetet anëtare, do të...

Lajmet e Fundit