-2.2 C
Prizren
E shtunë, 22 Janar, 2022

E plagosi në këmbë vetëm pse i ra borisë në kolonë, 1 muaj paraburgim për prizrenasin

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji L.V., i dyshuar për vrasje në tentativë dhe mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Sipas Gjykatës, i dyshuari me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të dyshuarit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë.

Sipas gjykatës i dëmtuari ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë.

Ndaj L.V., rëndon edhe akuza për mbajtje në pronësi të paautorizuar të armëve.

Njoftimi i plotë:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një (1) të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale vrasja në tentativë dhe mbajtja në pronësi të paautorizuar të armëve

Prizren, 12 janar 2022 – Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Skender Çoçaj, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 10.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 10.02.2022, ndaj të pandehurit L.V., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vrasja në tentativë nga neni 172 e lidhur me nenin 28 par.2 të KPRK-së dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

– Me datë 10 janar, në orët e mesditës, në Prizren, i pandehuri L.V:, tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin B.G., në atë mënyrë që derisa viktima ishte në automjetin e tij së bashku me familjarë, si rezultat i ngarkesës së trafikut rrugor ishte krijuar kolonë e veturave, i dëmtuari pasi që ishte i rreshtuar pas veturës së të pandehurit i bie borisë disa herë për ta sinjalizuar të pandehurin që të lëvizë dhe ta lirojë rrugën dhe në atë moment në fjalosje e sipër, i pandehuri nga automjeti i tij, e merr një pistoletë në dorë dhe kthehet tek vetura e të dëmtuarit dhe pas shkëmbimit të serishëm të disa fjalëve, fillimisht me dorezën e pistoletës e godet të dëmtuarin B.G., në kokë, me ç ’rast i dëmtuari B.G., i vërsulet të pandehurit L.V., duke tentuar t’ia tërheq pistoletën nga dora dhe në atë moment i pandehuri shkrep një herë me pistoletë duke e plagosur viktimën në këmbën e tij të majtë, derisa viktima, ndonëse i plagosur, vazhdon t’ia mbajë duart të njëjtit për të mos shkrepur edhe më tej, derisa policia ka arritur në vendin e ngjarjes, me ç ’rast edhe e arrestojnë të pandehurin, ndërsa viktima si rezultat i armës së zjarrit ka pësuar lëndime trupore në kokë dhe në këmbën e tij të majtë

Me datë, kohë dhe vend te njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri L.V., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armën e zjarrit në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me të arritur policia në vendin e ngjarjes të njëjtit ia gjejnë: një pistoletë me ngjyrë të zezë me mbishkrimin ‘’Astra UNCETA CIA S.A Gverina Spain Mod-A-80’’, me nr. serik: 70927 me një karikator dhe 11 fishekë të kalibrit 9mm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e veprave penale të cilat janë të natyrës së rëndë, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale ku i pandehuri L.V. gjuan me armë në vend publik, si dhe për shkak të dënimeve që parashikohen për këto vepra penale ka rrezik të ikjes së të pandehurit apo fshehjes së tij në ndonjë vend të panjohur nga organet e ndjekjes penale.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, pasi që Gjykata ka vlerësuar edhe karakteristikat personale të të pandehurit L.V., nga sjellja e mëparshme e tij i njëjti është i regjistruar edhe si kryerës i shumëfishtë i veprave tjera penale kryesisht vepra penale të dhunës, andaj caktimi i paraburgimit sipas kësaj baze është më i arsyeshëm dhe ka për qëllim parandalimin e përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale.

Më Shumë

47 vjet nga vdekja e shkrimtarit dhe intelektualit, Ernest Koliqi

Përkujtohet sot ndarja nga jeta e shkrimtarit Ernest Koliqi. Muzeu Historik Kombëtar solli në vëmendjen këtë figurë të rëndësishme të letrave shqipe. Më 15 janar...

Letër nga burgu e Pjetër Arbnori për mbesën

Pjetër Arbnori lindi më datë 18 janar të vitit 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij. Në këtë ditë kujtojmë...

Ralf Rangnick: Pogba duhet të luajë mirë me Manchester United, mund ta ndihmojë vetën për t’u transferuar diku!

Ralf Rangnick pranon se Paul Pogba mund të përdorë muajt e fundit të sezonit si trampolinë për ta ndihmuar atë të largohet nga Manchester...

Bekim Jashari: Familja Jashari bëri rezistencë 45 minuta dhe zmbrapsi forcat elitare serbe

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari bashkë me përfaqësues të OVL-UÇK-së kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Në 24 vjetorin e sulmit të dytë...

Të gjitha rrugët në Malishevë janë të kalueshme

Të gjitha rrugët në Komunën e Malishevë janë të kalueshme përfshi edhe rrugët në vendbanimet malore. Të gjitha rrugët kryesore që lidhin fshatrat e Komunës...

Berlusconi 85-vjeçar synon Presidencën

Italia është gati të zgjedhë presidentin e ri dhe synon nxisë unitetin, pas grindjeve politike. Silvio Berlusconi mendon se është i përshtatshëm për këtë pozitë.Manjati...

Genoa emëron trajnerin e ri

Vetëm pak ditë pasi shkarkoi nga detyra Andry Shevchenko-n, klubi italian, Genoa, ka emëruar si trajner të skuadrës, gjermanin Alexander Blessin. Blessin nuk është shumë...

Aksidentohet kamioni me 100 majmunë, zhduken disa prej tyre

Një kamion me rreth 100 majmunë është aksidentuar të premten në Pensilvani. Sipas autoriteteve, disa prej majmunëve kanë ikur. Kamioni që transportonte kafshët u përplas...

AKP emëron bordin e ri menaxhues të Brezovicës

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka njoftuar se ka emëruar Bordin e ri të Përkohshëm Menaxhues të përbërë prej gjashtë anëtarëve...

Rrokulliset një veturë tek “Qafa e Duhlës”, lëndohet një person

Një person ka marrë lëndime trupore pas një vetaksidenti që ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Duhlës”, në magjistralen Shtime-Suharekë. Vozitësi e ka humbur...

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

Top 20 lojtarët që kanë shënuar më së shumti gola me kokë në këtë shekull – vendi i parë ka diferencë të thellë

Superylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, kryeson me numrin më të madh të golave të shënuara me kokë që nga viti 2000. Pesë herë fituesi...

Hyjnë në fuqi masat e reja kufizuese, nga ora 22:00 ndalohet lëvizja e qytetarëve

Sot në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese kundër coronavirusit, të cilat do të jenë në fuqi deri më 4 shkurt. Me...

E rëndë: 16 vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës

Një 16-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Prrenjas. Policia bën me dije se në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar...

Moti sot: Temperatura në minus dhe reshje shiu e bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot priten reshje shiu dhe bore. Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale do të...

Një muaj paraburgim ndaj gruas në Prizren që dyshohet se kanosi partnerin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, të pandehurës S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Lajmet e Fundit