Suharekë, një muaj paraburgim personit që sulmoi familjaren dhe zyrtarin policor

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit B.K., nga Suhareka, që më 10 janar ka kryer veprat “dhunë në familje” dhe “sulm ndaj personit zyrtar”.

Sipas njoftimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit, i pandehuri kishte sulmuar bashkëshorten e vëllait të tij, duke e goditur me grushte, ndërsa më pas e ka larguar nga shtëpia.

E me të mbërritur Policia në vend të ngjarjes, i pandehuri ka sulmuar zyrtarin policor M.G. me thikë.

“Me datë të njëjtë të përshkruar si më lartë i pandehuri B.K., me dashje e sulmon personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., i cili kishte shkuar në kryerjen e detyrave zyrtare, kur zyrtarët policor kanë shkuar në vend ngjarje për tu marrë me rastin, takohen me të pandehurin, i pandehuri B.K., nuk ka qenë bashkëpunues me zyrtarët policor, në një moment i pandehuri nga xhepi i ka nxjerrë një mjetë të rrezikshëm – thikë dhe me të njëjtën e sulmon fizikisht të dëmtuarin zyrtarin policor M.G., të cilit i shkakton edhe lëndime trupore në pjesën e kokës”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Përurohet Kulla e Lirisë në Dobërdolan të Suharekës

Ish-komandantë të Zonave Operative të luftës së UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, veteranë të luftës, përfaqësues diplomatikë dhe qytetarë të shumtë, morën pjesë në përurimin...

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Lajmet e Fundit