18.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Djali i Ukshin Hotit: Serbia nuk ka gatishmëri për zbardhjen e fatit të tij

Janë bërë 23 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti.

E as pas më shumë se dy dekadash nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Djali i tij Andin Hoti, tha për Klankosova.tv se Serbia nuk ka gatishmëri për zbardhjen e fatit të babait e shumë të zhdukurve të tjerë.

Ai thekson se me rastin e babait dhe të zhdukurve të tjerë, Serbia po bën lojëra politike.

“Po, janë bërë 23 vjet nga zhdukja e babait tim. Fatkeqësisht as sot nuk dihet për fatin e tij. Ai ka qenë në siç e them unë “në institucionin kryesor të sigurisë së shtetit, pra ka qenë në burg”. Dhe nga aty është nxjerr”.

“Serbia nuk ka gatishmëri që pavarësisht që ne i kemi përmendur emrat e personave që dinë për rastin, të intervistohetn qoftë si të akuzuar apo edhe si dëshmitarë. Serbia vazhdimisht bën lojëra politike edhe në rastin e babait tim por edhe në rastet e tjera”.

“Ata thonë vazhdimisht që e kemi liruar nga burgu dhe nuk kemi informacione më tutje. Unë si kryetar i komisionit për të pagjetur, i kam lexuar disa raporte nga Serbia, dhe vazhdimisht ata thonë kështu. Jo veq me këtë rast po thuajse me të gjitha rastet e të zhdukurve bëjnë lojëra politike. Babai është nxjerr nga qelia, kështu thonë disa dëshmitarë që kanë qenë të burgosur. Pra, e ka marrë një gardian me emrin Miki Vidiq, mbikqyrësi ose komandant i burgut ka qenë Branko Komantina. Pra, dihen njerëzit përgjegjës. Ka njerëz të cilët dinë për rastin”.

Andin Hoti, i cili është edhe në krye të komisionit qeveritar shtoi se kanë kërkuar vazhdimisht nga Serbia të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

“Ne si komision vazhdimisht i kemi kërkuar Serbisë që të bashkëpunojë në zbardhjen e fatit të të pagjeturve. Por, s’ka gatishmëri nga ana e Serbisë”.

Ukshin Hoti, ishte rrëmbyer nga Burgu i Dubravës më 16 maj 1999-të dhe nga ajo kohë ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Më Shumë

Aksident tragjik në Shirokë të Suharekës, humbin jetën dy persona

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të...

Ylli kërkon finalen duke e përshëndetur kampionin

Peja dhe Golden Eagle Ylli do të ballafaqohen sot në ndeshjen e tretë në kuadër të playoff-it në gjysmëfinale të Prince Caffe Superligës së...

Lajmet e Fundit