14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Dje homazhet, lamtumirë “Kapedan”!

Aktori i njohur i kinemasë shqiptare, Albert Vërria është përcjellë ditën e djeshme për në banesën e fundit, pasi u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Prej vitesh aktori i shumëdashur me rolin e Xha Sulos në filmin “Kapedani” vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pas një sëmundje të rëndë, Albert Vërria ndërroi jetën ditën e hënë në mbrëmje në moshën 79 vjeçare, por në kujtesën e publikut ai do të mbetet i gjallë me përjetësimin e rolit të Xha Sulos në filmin “Kapedani”.

Me një batutë nga ky film, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka shprehur ngushëllimet për humbjen në rrjetin social Tëitter. “Mua me merr te keqen ti!” thote xha Sulua. Albert Verria mbetet, se figurave si ai vdekja u merr te keqen! Homazh!, shkruan në faqen e saj, Kumbaro.

“Gjatë gjithë periudhës që jam angazhuar në teatër dhe kinematografi nuk kam menduar asnjëherë për karrierën time, kam menduar vetëm që personazhin që marr ta skalis në mënyrë të perfeksionuar, që në një të ardhme të mbetet në kujtesën e spektatorit”, ishte shprehur para pak kohësh aktori i mirënjohur i filmit “Kapedani”, film i cili bëri histori në kinematografinë shqiptare sidomos për nga interpretimi brilant i këtij aktori me përmasa të jashtëzakonshme.

Regjisori i njohur Saimir Kumbaro shkrunate sonte ne faqen e tij ne Facebook, “u largua edhe Berti. Ekrani do mbetet bosh. Iku nje aktor i mrekullueshem dhe nje burre e familjar i mire. Bert Verria do mbetet i pa harruar”.Albert Verria

Ndërsa Armando Subashi, kryetari i Bashkise Fier , shkruante “, Lamtumirë kapedani i artit shqiptar, lamtumirë Alberti i madh!”.

Ardit Gjebrea shkruan në rrejtin social “Facebook” se “Nuk ishte meteor, por nga ata Yje që e lënë dritën pas shumë gjatë. Kapedan, të jemi borxh për gjithë kënaqësitë që na ke dhënë. Paqe në prehjen tënde”.

Për shumë njerëz, Albert Verria njihet si aktori vlonjat. Por pak e dinë se Vlora nuk është qyteti i lindjes, por qyteti ku nisi rrugën si aktor. Pikërishtr në këtë qytet janë zhvilluar edhe homazhet ndëruese për ta përcjellë më pas aktorin në banesë ne fundit.

Lindi në Fier më 3 shtator 1936, në familjen e madhe tregtare Verria, një ndër 5 të parat që zbritën në Fier nga Voskopoja në vitin 1796 me djegien e parë të qytetit mesjetar me emër për kulturën shqiptare, të cilat shënuan nisjen e vizionomisë te qytetit Fierit, aso kohe fshat.

Në Fier bëri shkollën fillore dhe të mesme dhe rrugës së artit i hyri që në vogëli, kur fëmijë, shkonte në Apolloni. Atje gërmonte me durim të jashtëzakonshëm profesor Hasan Ceka, që i mblidhte dy- tre fëmijë të vegjël dhe u tregonte për amfiteatrin dhe dramaturgjinë antike. Rolin e parë si fëmijë, ishte nga pjesa “Minçurini i vogël”, ku lozi personazhin e një djali të vogël me emrin Shulkë, të apasionuar pas botanistit të famshëm rus.

Pasi mbaroi studimet e mesme për zoteknikë, Albert Verria punoi si zooteknik për dy vjet në Kukës e më pas, u rikthye në Fier si pedagog në shkollën e kuadrove bujqësore, ku mjaft pedagogë të shkolluar jashtë vendit, me kulturë të mirë artistike, flisnin për operan, baletin, teatrin, c’ka ndikoi tek ai për të mbajtur gjallë dëshirën e fshehur për artin. Në 1959 kur u hap për herë të parë në Tiranë shkolla për aktorë, “Aleksandër Moisiu”, Albert Verria ishte me punë në Berat, ku regjizori me emër, Viktor Stratobërdha, që nga drejtor i kinemasë, ishte dërguar me internim aty, e nxiti të ngjiste skenën, e ndihmoi në përgatitjen e monologjeve dhe pantonimave të ndryshme. Konkurroi dhe fitoi studimet në shkollën e lartë “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963) me grupin e parë të saj. U emërua aktor në Teatrin e Vlorës, duke shënuar drejtimin përfundimtar të karrierës së Albert Verrisë drejt teatrit dhe kinemasë. Që nga viti 1979, Albert Verria mban titullin “Artist i Popullit”.

Asnjëherë nuk e ndau dashurinë mes kinemasë dhe teatrit: “Teatri të jep kënaqësi se je në kontakt me spektatorin. Ndien buzëqeshjen e tyre, frymëmarrjen, emocioni është i drejtpërdrejtë. Ndërsa kinematografia të jep popullaritet. Filmi transmetohet dhe ritransmetohet disa here”, kujtonte Albert Verria.

Nga viti 1963 dhe deri në 1991, kur doli në pension, Artisti i Popullit Albert Verria ka luajtur në 110 role të ndryshme në teatër, variete, seriale të ndryshme televizive dhe në kinematografi, pa lënë mënjanë edhe rolin si regjizor në disa shfaqje të ndryshme. Rolet e Vehipit tek “Familja e peshkatarit” në 1963, të fajdexhiut tek drama “Rrenjët” e Kujtim Spahivoglit në 1969, Halil Shkoza tek “Fytyra e dytë” e Dritëro Agollit, etj, janë nisjet e para të roleve, që përvijuan Albert Verrinë si aktor i përmasave të mëdha, që shumë shpejt u pranua dhe u afirmua nga publiku.

Ishte vetëm 32 vjeç në vitin 1972 kur interpretoi rolin e kapedanit Sulo tek filmi “Kapedani”, që e vendosi në rreshtin e parë të artistëve të mëdhenj shqiptarë. Me rolet e tjerë si “Hiluku” tek Operacion Zjarri” [1973], “Soll Lili” tek “Agimet e stinës së madhe”, Kaporal Pelegrini tek “Në fillim të verës” -1975, Nuri Beu tek “Koncert në vitin 1936”-1978, Kopi tek filmi “Rrethimi i vogël”-196, etj, janë të tjerë role, që e bëjnë të njohur në mbarë trevat shqipfolëse artistin e Popullit Albert Verria. verria

Numëron mbi 20 filma ku luajti role.

m paradoksal”, “Deshifrimi”, “Misteri” dhe “Deri kur”, duke leww nw doreshkrim librat “Homosapiens dhe i padukshmi”, “Universi, koha, materia”, si dhe “Fundi i pashmangshëm”.

Para pak vitesh, hapi ekspozitën me 62 fotografi të roleve, personazhet e interpretuar prej këtij mjeshtri të madh të aktrimit. Të gjitha personazhet i mblodhi në një biografi artistike, fiksuar në celuloid si një rrugëtim fotofilm me rolet. Në 62 fotografi me përmasa të mëdha kalojnë rolet e paharruar të “Xha Sulos” te filmi “Kapedani”, Soll Lili tek “Agimet e stinës së madhe”, Hiluku” tek “Operacioni zjarri”, etj, etj. “Arsyeja kryesore që më shtyu të hap këtë fotoekspozitë, nuk është vetëm që të ekspozoja krijimtarinë time, por nëpërmjet këtyre fotove t’u kujtoj artëdashësve shqiptarë, kudo ku janë, filmat ku kemi luajtur dhe vazhdojmë të luajmë sot e kësaj dite”, shprehej në përurimin e parë të ekspozitës tek Galeria “Zenit” në Tiranë vite më parë Albert Verria. E hapi ekspozitën si një homazh artistëve të mëdhenj të skenës dhe artit shqiptar, që nuk jetojnë më, si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka, Pjetër Gjoka, Ndrek Luca, Naim Frashëri, Kujtim Spahivogli, Violeta Manushi, etj, me të cilët luajti në filma të ndryshëm.

Para pak muajsh Albert Verrisë i erdhi propozimi i fundit për të luajtur në një film ndërkombëtar me një rol në filmin “Contromano”, skenarist dhe regjisor Andamion Murataj, fitues i “Ariut të Argjendtë” për Skenarin më të Mirë me filmin “Falja e Gjakut”, me Gary Keith Griffin drejtor fotografie i nderuar me çmimet më të rëndësishme të kinemasë, deri fitues i çmimit Oscar 1992. Personazhi që do të luante ishte një 80 vjeçar, një rol me shumë karakter, i vështirë dhe me domethënie të madhe, pasi filmi bazohet në temën e hapjes së dosjeve. Filmi fitues në Projektin “Memoria” mes 60 projekteve të propozuara, mbështetet nga “Pulia Film Comission” në Itali.

Por nuk mundi të realizonte rolin e tij të fundit, që e kishte shumë qejf për shkak të sëmundjes së rëndë, që e mbajti gjatë në spitalet e Tiranës.

“Të largohesh nga kjo botë është njerëzore, të largohesh me dinjitet është hyjnore”, shkruan në një nga librat e tij ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. Kështu jetoi, kështu dhe po ikën sot nga ne…”

Filmat dhe rolet e luajtur ndër vite nga Artisti i Popullit Albert Verria:

Historiani dhe kameleonët (1988), Historiani

Trapi i Vjetër (2005), komedi

Misioni përtej detit – (1988)

Në emër të lirisë – (1987)

Rrethimi i vogël – (1986), shoku Kopi

Melodi e pandërprerë – (1985) bariu

Ditë të qytetit tim – (1982) (TV)

Agimet e stinës së madhe (1981), Soll Lili

Dëshmorët e monumenteve (1980), Tasi

Përtej mureve të gurta – (1979), babai i Asimes

Koncert në vitin 1936 – (1978), Nuri Beu

Nga mesi i errësirës – (1978) , Ibishi

I treti – (1978), Saliu

Thirrja – (1976), Lec Kabashi

Në fillim të verës – (1975) , Kaporal Pelegrini

Shtigje të luftës – (1974), Jani Ferra

Shpërthimi – (1974) xha Kasemi

Brazdat – (1973), babai Ademit

Operacioni zjarri – (1973), Hiluku

Kapedani – (1972), xha Sulo

Kur zbardhi një ditë – (1971), Bakalli

I teti në bronz – (1970), Alo

Përse bie kjo daulle – (1969), i dehuri

“Të largohesh nga kjo botë është njerëzore, të largohesh me dinjitet është hyjnore”, shkruan në një nga librat e tij ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, Artisti i Popullit Albert Verria. Kështu jetoi, kështu dhe po ikën sot nga ne…” /Mapo/

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Moti sot me temperatura deri në 20 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit