20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Dogana në disa raste e ngarkon librin edhe me taksa shtesë

Dogana e Kosovës në disa raste nuk është duke iu përmbajtur ligjeve aktuale sa u përket librave. Importuesit e librave nuk paguajnë taksë doganore për këtë “mall”.

Madje as tatimi mbi vlerën e shtuar nuk paguhet në Doganë, por në shitje. Por në disa raste Dogana e Kosovës i detyron ata që pranojnë libra nga shtete të tjera të paguajnë taksë doganore e edhe TVSh-në në mënyrë që të mundë t’i marrin librat, qofshin ata edhe dhuratë, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Ramush Haradinaj në qershor të këtij viti në Panairin e Librit në Prishtinë kishte paralajmëruar se TVSh-ja për librin do të hiqej.

Një gjë e tillë nuk është bërë ende. Projektligji për TVSh-në – që përcakton zero tatim mbi vlerën e shtuar ndaj librave – ende është në Kuvend dhe pritet që të votohet. Qeveria e ka kaluar në tetor të vitit të kaluar..

Më Shumë

27 vjet nga Masakra e Pastaselës, kujtohen 106 viktimat e pafajshme

Sot janë bërë 27 vjet nga Masakra e Pastaselës së Rahovecit, një nga krimet më të rënda të luftës në Kosova, ku më 31...

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Lajmet e Fundit