3.4 C
Prizren
E premte, 14 Nëntor, 2025

Doktori i shkencës në Malishevë, qe një vit i papunë

Shemsi Morina, doktori i shkencave psikologjike dhe pedagogjike ka paditur Komunën e Malishevës për kthim në vendin e punës.

Seanca ku do të shqyrtohej kjo padi nuk është zhvilluar për mungesë të gjyqtarit.

Mbikëqyrësi i Gjykatës në Malishevë Lulzim Paçarizi tha për KALLXO.com se nuk e di arsyen e mungesës së gjyqtarit, ngase nuk është njoftuar nga ai për këtë mungesë.

Edhe dr. Shemsi Morina që ishte drejtor i shkollës në Astrazub të Malishevës, i larguar nga puna pas ardhjes në pushtet të Ragip Begajt, nuk e di arsyen e mungesës së gjykatësit.

“Arsyet e shtyrjes së seancës nuk i di. Gjyqtari ka munguar, arsyetim nuk dhanë. E paditur është Komuna e Malishevës për sistemim në vendin e punës, gjë që më ka takuar me ligj. Sipas udhëzimit administrativ 8/2014 është dashur drejtoria komunale me më ofruar vend pune, pasi që më ka skaduar kontrata e punës si drejtor shkolle, në Shkollën e Mesme të Ulët ‘Ganimete Tërbeshi’ në Astazub, por një gjë të tillë drejtoria për arsim nuk e ka bë, kështu që gati që 1 vit jam i pa punë,” tha Morina.

Udhëzimi Administrativ 8/2014 ka të bëjë me procedurat e zgjedhjes së drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve të institucioneve edukativo-arsimore, ndërsa në nenin 9 parasheh ruajtjen e vendit të punës për drejtorët ose zëvendësdrejtorët që u përfundon mandati, ose shkarkohen, nëse ata më parë kanë punuar në sistemin arsimor.

Morina u largua nga puna në vitin 2014, ndërsa pastaj Gjykata e Apelit urdhëroi kthimin e tij në punë në qershor të vitit të kaluar. Ai qëndroi si drejtor në shkollën e Astrazubit deri në përfundim të kontratës më 1 tetor 2015.

Prokuroria Speciale e Kosovës për largimin nga puna të Shemsi Morinës po e akuzon Ragip Begajn për keqpërdorim detyre.

Nga kjo kohë Morina është i papunë, pasi Komuna e Malishevës nuk ia vazhdoi kontratën me arsyetimin se nuk ka buxhet dhe vende të lira pune në sistemin arsimor të saj.

Doktori i papunë e paditi komunën më 7 dhjetor të vitit të kaluar për kthim në vendin e punës, pasi një person që ka përvojë dhjetëvjeçare në arsim konsiderohet punonjës i përhershëm i tij.

Morina ka përvojë pune 12 vjeçare. Seanca ku do të shqyrtohet padia e Morinës u caktua më 12 maj.

Mujë Sahitaj, avokati i Komunës së Malishevës tha se kjo komunë do ta respektojë çdo vendim të gjykatës.

Më Shumë

Derbi i madh në Prizren: Bashkimi synon fitoren e pestë ndaj Yllit

Sot, Prizreni do të jetë në qendër të vëmendjes së basketbollit kosovar, ku përballen Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi, në kuadër të javës së...

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

45 aksidente kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 18 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Lajmet e Fundit