10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

DokuFest do ketë në fokus zonën kufitare Shqipëri-Kosovë

Në partneritet me Departamentin e Etnologjisë të Shqipërisë, Dokufest do të mbajë përsëri një punëtori nga Laboratori i Antropologjisë Vizuale.

Tema e sivjetme Liminaliteti: imazhe, tinguj, zëra – do të përfshijë një grup studentësh dhe kërkuesish të cilët do të kenë përqendrim etnografik në zonën kufitare midis Shqipërisë dhe Kosovës, duke synuar reflektimin dhe hartimin e liminaliteteve që formësojnë jetën moderne.

Liminaliteti është një nocion antropologjik i cili koncepton pozicionet e kufirit ndërmjetës në proceset shoqërore tranzicionale ose metamorfike, ku individët qëndrojnë në prag, dhe i përshtaten një gjendjeje në mes të identiteteve shoqërore.

Temat kryesore do të trajtojnë: Shtetin modern si prodhues i liminaliteteve dhe zonat kufitare si kontekste të liminaliteteve.

Materiali empirik – fotografitë, tingujt dhe zërat – do të prezantohet në një punëtori treditore gjatë edicionit tonë të shtatëmbëdhjetë në Prizren.

Një brez bashkëkohor i antropologëve socialë dhe politikë po sfidon perspektivat konvencionale duke trajtuar liminalitetin në botën moderne, duke pasqyruar modalitetet solide dhe /ose të rrjedhshme të modernizmit./KultPlus.com

Më Shumë

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Prizreni gati për Turneun Memorial të Boksit ‘Komandant Drini’

Në nderim të heroizmit të Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, qyteti i Prizrenit do të presë nesër (8 nëntor 2025) Turneun Memorial të Boksit...

Lajmet e Fundit