18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

“DokuFest-i” e kthen Prizrenin në qendër kinematografike

Në Prizren ka filluar edicioni i 14 i ngjarjes më të madhe kulturore Dokufest.

Të inspiruar nga vala e madhe emigrantëve kosovarë të cilët përgjatë vitit u drejtuan kah shtetet e ndryshme evropiane, por edhe nga mijëra emigrantë që po ikin nga konfliktet dhe krizat në Lindje të Mesme, organizatorët vendosën që tema e sivjetme e Dokufestit të jetë migrimi.

Edicioni i 14, të shtunën u hap me filmin “Those Who Feel the Fire Burning”, të Morgan Knibbe. Filmi tregonte luftën e njerëzve në kërkim të një jete më të mirë diku tjetër.

Gjatë ceremonisë hapesë, drejtori artistik i DokuFestit, Veton Nurkollari, foli për veçantitë e edicionit të sivjetmë ku përfshihen programe filmi, diskutime e punishte tashmë tradicionale.

Karakteristik e edicionit të sivjetmë është numri rekord i mbi 3.000 aplikacioneve të filmave dokumentar dhe të shkurtër, si dhe paneleve e punëtorive që kërkuan të ishin pjesë e këtij festivali.

Por gjatë edicionit të 14, të Dokufestit do të prezantohen 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale si Balkan Dox, International dox, Green dox, ; Human rights dox, International shorts dhe Gara kombëtare.

Në DokuFest po ashtu do të prezantohen një numër rekord të filmave shqip nga artistë kosovarë, shqiptarë dhe ata që jetojnë jashtë këtyre dy vendeve. Festivali do t’i bëjë homazh njërit prej krijuesve më të mëdhenj të kinematografisë, Albert Maysles, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij.

Pos filmave çdo natë deri më 16 gusht programi në kuadër të Dokufestit, DokuNights do të sjell program fantastik muzikor.

DokuFest e nisi udhëtimin e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash me artistë nga rajoni dhe bota. Tani në edicionin e vet të 14, DokuFest hynë në listën e 25 festivaleve më të mira në botë.

Festivali i filmit ndërkombëtar në Prizren, përfundon me 16 gusht

Më Shumë

Arrestohet një person në Rahovec, ushtroi dhunë në familje nën ndikimin e alkoolit

Një person në Rahovec është arrestuar, pasi i njëjti nën ndikimin e alkoolit ka ushtruar dhunë në familje. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...

Haradinaj qëndroi në familjen e Frrok Sakicës në Prizren

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ishte sot në familjen e Frrok Sakica në Prizren. “Në nderim të miqësisë së djemve tonë, Gjinit e Frrokut të...

Lajmet e Fundit