11.6 C
Prizren
E mërkurë, 29 Tetor, 2025

“Dokufest” nis punëtorinë “Stories We Tell”

dokufest storiePunëtoria me tregime vizuale “Stories We Tell” ka nisur punimet gjatë ditës së djeshme, ku pjesëmarrësit, përgjatë dy ditëve edhe sa do të zgjasë kjo punëtori, do të mësojnë për mënyra të ndryshme vizuale të rrëfimit të storjeve dhe fuqisë së medieve sociale për të shpërndarë këto storje

Punëtoria u udhëhoq nga Besa Luci dhe Cristina Mari nga Kosova 2.0, të cilat prezantuan zhvillimin e medies, rrëfimet vizuale, rëndësinë e blogjeve, fuqinë e tregimit vizual dhe shpërndarjen e lajmit përmes medieve sociale.

“Pjesëmarrësit diskutuan për mënyrat e mundshme të rrëfimeve, storiet të cilat ata dëshirojnë t’i tregojnë dhe mënyrën se si këto dyja mund të gërshetohen për të fituar një rezultat vizual me ndikim të gjerë. Dita e parë ka përfunduar me provat e xhirimeve dhe dokumentimin e ideve të pjesëmarrësve përmes telefonave të tyre”, kanë njoftuar përmes një komunikate organizatorët e kësaj punëtorie.

Punëtoria do të vazhdojë edhe sot, me 23 maj në Prishtinë, në EUICC (përballë kinemasë ABC) ku do të vazhdojnë xhirimet dhe diskutimet. Deri në fund të punëtorisë të gjithë pjesëmarrësit do të prodhojnë nga një video-storie njëminutëshe, të cilat më vonë do të publikohen në web-faqen interaktive që “DokuFest” do ta hapë, për të publikuar këto rrëfime. Pjesa e dytë e punëtorisë “Stories We Tell”, do të mbahet në Prizren më 28 dhe 29 maj 2014.

“Përveç storieve njëminutëshe, përmes këtij projekti do të prodhohen edhe 6 dokumentarë nga regjisorë të rinj nga i gjithë rajoni. Këto dokumentare do të shfaqen në këtë edicion të festivalit “DokuFest” si dhe në festivale të tjera ndërkombëtare”, është thënë më tej në këtë komunikatë.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Fabrika e të drejtave të njeriut”, e cila është një platformë ku të rinjtë do të mësojnë të dokumentojnë storiet e tyre dhe t’i kthejnë ato në video të shkurtra dhe në filma dokumentar, dhe është financuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe e implementuar nga “DokuFest”.

Më Shumë

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Komuna e Prizrenit vazhdon ndërhyrjet pas vërshimeve në qytet dhe rrethina

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit po vazhdon me intensitet të lartë ndërhyrjet në zonat e prekura nga vërshimet. Për të përmirësuar...

Lajmet e Fundit