2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

DokuFesti i 12-të, më i madhi i parë ndonjëherë

Dokufest-shkeli kufijtQindra adhurues të filmave pritet të shkojnë në qytetin e Prizrenit këtë të shtunë për DokuFestin, festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar, që këtë radhë do të jetë më i madhi, i parë ndonjëherë.

Në DokuFestin e dymbëdhjetë do të shfaqen rreth 250 filma dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër, si dhe do të zhvillohen debate, koncerte dhe punëtori nga 17 deri më 25 gusht, nën sloganin “Thyeje kufijsh”.

Slogani u zgjodh për arsyen se filmat e programit “të gjithë thyejnë kufijtë në mënyra të ndryshme, qofshin ato seksuale, religjioze, poitike, ose konceptuale”, thuhet në vebfaqen e DokuFestit.

Festivali është ngjarja kryesore filmike e Kosovës dhe në të do të shfaqen dokumentarë të njohur ndërkombëtarë si: “Pussy Riot: A Punk Prayer”, rreth aktivisteve të burgosura feministe ruse dhe “Which Way is the Front Line From Here?” për fotoreporterin e talentuar britanik Tim Hetherington, që u vra duke mbuluar zhvillimet luftarake në Libi.

“Ketë vit ne kemi programin më të madh deri tani me 250 filma që janë zgjedhur nga lista rekorde e 2 mijë e 300 aplikacioneve”, i tha Balkan Insight-it Nita Deda, drejtuese e komunikimit në DokuFest.

Mes temave për të cilat do të debatohet janë edhe mediat sociale dhe aktivizmi, energjia e ripërtërishme dhe ndikimi i pavarësisë në arte.

Analistë të njohur, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe filmbërës nga rajoni dhe bota si Zarko Puhovski, Veton Surroi, Natasha Kandiq, Bassam Aramin dhe Joshua Oppenheimer pritet të marrin pjesë në DokuFest.

Kurse fotografie nga fotografë të famshëm gjithashtu do të ofrohen.

“Presim një rritje të vizitrëve në të gjitha aktivitetet e festivalit”, tha Deda.

“Këtë vit festojmë dhjetëvjetorin e DokuPhoto-s dhe do të organizojmë një ekspozitë të fotografive të Pep Bonet-it-fotografistit që fitoi sivjet çmimin World Press Photo”, shtoi ajo.

Do të zhvillohet gjithashtu një aktivitet i quajtur “Kino Kabaret” për filmbërësit gjatë të cilit skenarë filmash do të shkruhen, filma do të xhirohen, montohen dhe ekranizohen për një kohë të shkurtër në të ashtuquajturin “stil gueril”.

Shfaqjet e filmave do të shoqërohen me ndeja për çdo natë, në të cilat do të performojnë grupe dhe DJ të rok dhe dance muzikës.

Më Shumë

Prizreni diskuton sfidat dhe objektivat në arsim për vitin e ri shkollor

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Luljeta Veselaj-Gutaj, zhvilluan sot një takim me drejtorët...

Vetëvendosje akuzon drejtorin Lamaj për manipulim të çmimit të shtyllave elektrike në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të drejtorit të Shërbimeve Publike të kësaj komune, Çelë Lamaj, të bëra gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit