7.6 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Donald Trump zbuloi se si e financoi veten pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paraqiti një raport financiar personal në Komisionin Federal të Zgjedhjeve, duke i dhënë publikut njohuritë e para mbi financat pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Raporti duhej të dorëzohej në komisionin zgjedhor duke pasur parasysh se do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, por nuk jep një pasqyrë të saktë financiare sepse kandidatët nuk janë të detyruar të raportojnë të gjitha detyrimet e tyre në një gamë të gjerë.

Dokumenti prej 100 faqesh ofron një pasqyrë të financave të reja të 76-vjeçarit pas largimit nga detyra e presidentit amerikan, duke përfshirë fitimet prej rrjetit social “Truth Social” dhe shitjet e NFT-ve.

Dokumenti përfshin gjithashtu një listë të pasurive të shumta të Trumpit, të tilla si resorti Mar-a-Lago në Florida, raporton cnn.

Ai raportoi më shumë se pesë milionë dollarë të ardhura nga mbajtja e fjalimeve, pra prej ligjërimeve të ndryshme.

Donald Trump merret në pyetje për shtatë orë nga prokuroria e New Yorkut
Ish-presidenti fitoi midis 100 mijë dhe 1 milion dollarëve nga NFT-të dhe nga rrjeti social, të cilin e hapi pasi u përjashtua nga Twitter dhe Facebook, fitoi midis 5 dhe 25 milionë dollarë.

Nga 16 librat që citoi Trump, “Arti i marrëveshjes” – kujtimet e tij të vitit 1987 të bazuara në këshilla biznesi – kishte fitimin më të madh, që thuhet se gjeneroi nga 100 mijë deri në 1 milion dollarë honorare. /Telegrafi/

Më Shumë

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit