17.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Dragash: Dështon të mbahet seanca gjyqësore në rastin e dy të akuzuarve për vjedhje të 250 metrave kabllo elektrike

Ka dështuar të mbahet seanca e paraparë për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, në rastin ku Taulant Krasniqi e Dashmir Gashi po akuzohen për vjedhje.

Shkak i mos mbajtjes së seancës ishte mungesa e të akuzuarit Gashi, për të cilin gjykatësja Sabaheta Kurteshi tha se është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo nuk e ka arsyetuar mungesën e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në sallë të gjykimit nuk kanë prezantuar as dëshmitarët Nehat Sylejmani dhe Driton Bojaxhiu, për të cilët gjykatësja tha se nuk ka prova se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Ndërsa, prezent në seancë kanë qenë prokurori Labinot Jetishi dhe i pandehuri tjetër, Taulant Krasniqi.

Në këto rrethana, gjykatësja Kurteshi e ka shtyrë seancën për 30 prill 2021, në ora 11:00.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 2 shtator 2016, ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren, Taulant Krasniqi dhe Dashmir Gashi, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të vjedhjes, nga neni 325, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Në aktakuzë thuhet se me 7 maj 2015, në orë të pavërtetuar, në fshatin Zym të Komunës së Dragashit, në vendin e quajtur “Pishat e Zymit”, në bashkëveprim, personit tjetër ia marrin pasurinë, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo personin tjetër.

Sipas aktit akuzues, vepra është kryer në atë mënyrë që të pandehurit e shfrytëzojnë momentin e volitshëm, shkojnë në vendin e lartcekur dhe nga aty marrin 250 metra kabllo elektrike, në vlerë prej 750 euro dhe largohen nga vendi i ngjarjes, me ç’rast  të dëmtuarës KEDS-Distrikti në Prizren, i shkaktojnë dëm material. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vetaksident i rëndë trafiku në Prizren (video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në qytetin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali. Sinjalizues të Sinjalit...

25-vjetori i masakrës së Lubizhdës, Haradinaj: Hasi dha shumë për atdheun

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar në 25-vjetorin e vrasjes së tyre, 54 shqiptarët e Lubizhdës së Hasit.   Ish-kryeministri thotë...

Lajmet e Fundit