15.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Durrës, arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri

Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri dje në qytetin e Durrësit. Ngjarja u shënua në mesditë në lagjen numër 14 në Shkozet, në një servis automjetesh. 19-vjeçari Xheni Peposhi është qëlluar me pistoletë e llojit TT duke marrë plagë në trup. I plagosuri u transportua në spitalin e Durrësit dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, 6 orë pas krimit, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorëve të dyshuar, të cilët janë vëllezërit Endri Lushaku, 20 vjeç dhe S.Lushaku, 16 vjeç, banues në Shkozet. Forcat e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete. Mësohet se konflikti mes të rinjve kishte nisur disa muaj më parë, transmeton Shekulli.

Çështja kaloi në Prokurori dhe dy protagonistët e ngjarjes së sotme u lanë të lirë. Por duket se gjërat mes të palëve nuk kanë shkuar mirë, pasi janë takuar sot në pikën e servisit, ku janë konfliktuar rëndë, çka përfundoi në plagosjen e 19-vjeçarit me armë.

Më Shumë

Përkujtohet 27-vjetori i Betejës së Landovicës

Me rastin e 27-vjetorit të Beteja e Landovicës, një prej ngjarjeve më të rëndësishme të luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot u zhvilluan...

Kurti: Humbja e Asllan Musliut, plagë e rëndë për familjen dhe shoqërinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një vizitë ngushëllimi në Prizren tek familja e veteranit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Asllan Musliu, i...

Lajmet e Fundit