Ligji për përgjimet në Francë, kontroll telefonave dhe emaile-ve pa autorizim

Autoriteti më i lartë i Francës për çështjet kushtetuese ka hartuar një ligj i cili i jep shtetit fuqi gjithëpërfshirëse për të spiunuar qytetarët.

I cilësuar si “misioni Big Brother” i qeverisë për të përgjuar telefonat dhe email-et, pa një autorizim zyrtar, ky lajm ka shqetësuar edhe Kombet e Bashkuara. Madje OKB-ja, në një raport të publikuar
ditën e premte, ka paralajmëruar se kompetencat e mbikëqyrjes së këtij ligji, janë shumë të zgjeruara.

Kritikë të tjerë e kanë cilësuar si një sulm ndaj demokracisë. Gjithashtu “Amnesty International” në një deklaratë për shtyp u shpreh se shteti francez po i jep vetes “kompetenca jashtëzakonisht të mëdha” pa kontroll gjyqësor, transmeton Tch.

Ndërsa qeveria e ka justifikuar projektligjin, i cila lejon agjencitë e zbulimit të përgjojnë telefonat dhe email, se gjithçka është në vazhdën e sulmeve terroriste në Paris, në gazetën satirike “Charlie Hebdo”, si edhe në supermarketin hebre, që la 17 persona të vdekur

Më Shumë

Prizren: Arrestohet i dyshuari që i vodhi qengjat dhe i shiti te dikush tjetër

Dy ditë më parë, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit