13.8 C
Prizren
E premte, 9 Qershor, 2023

Dy aktivistët klimatikë ngecin në Prizren , por ndjehen si në shtëpi (VIDEO)

Mijëra personave nëpër botë iu është pamundësuar lëvizja e lirë për shkak të mbylljeve të papritura të kufijve si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.

Shumë prej tyre kanë arritur që ta gjejnë rrugën e tyre për t’u kthyer në shtëpi, por jo edhe dy aktivistë klimatikë nga Britania e Madhe që qëlluan në Kosovë kur u mbyllën kufijtë.

Rosie Watson dhe Mike Elm ishin dukë bërë një udhëtim ndër-kontinental me biçikletë, kur autoritetet kosovare vendosën t’i mbyllin të gjithë kufijtë tokësorë dhe ajrorë në mes të muajit mars si masë preventive ndaj përhapjes së koronavirusit.

“Ky ishte fundi i udhëtimit për momentin. Kjo ndodhi tetë javë më parë”, ka thënë dyshja në një intervistë të drejtpërdrejtë për Euronews, transmeton Klan Kosova.

Të dy ata kanë shfrytëzuar kohën e tyre në Prizren duke shkruar në lidhje me udhëtimin në bloget e tyre.

Menaxheri i hotelit iu ka dhënë leje atyre të qëndrojnë për aq kohë sa kanë nevojë.

“Ne jemi vërtetë të mirëpritur këtu dhe ndjehemi sikur në shtëpinë tonë”, thanë ata.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin shi

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat parashihen të sjellin...

Dy djemtë e xhaxhait e bëjnë për spital 26 vjeçaren në Malishevë

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Zakonisht viktima janë gratë të cilat përjetojnë...

Lajmet e Fundit