-0.2 C
Prizren
E enjte, 28 Janar, 2021

Dy mësime të arta nga Nënë Tereza

Rrugëtimin si misionare, Nënë Tereza e ka nisur në kishën e Letnicës në Kosovë, në moshën 17-vjeçare. Dy vjet më vonë, ka udhëtuar drejt Indisë. Në vitin 1950, krijoi urdhrin e saj Misionaret e Bamirësisë, që edhe sot udhëheq shtëpi për fëmijë të braktisur, njerëz të varfër dhe të sëmurë.

“Njerëzit që nuk kanë asgjë, që nuk i do askush, që janë bërë barrë mbi shoqërinë, që kanë harruar çfarë është dashuria… për ne, ata janë njerëz të Zotit”, – ka thënë Nënë Tereza.

“Nëse nuk mund të ushqesh 100 vetë, të paktën ushqe vetëm një”, – është tjetër porosi e saj, për njerëzit.

Dhembshuria, sakrifica dhe përkushtimi ndaj njerëzve në nevojë i kanë sjellë Nënë Terezës Nobelin për Paqe, në vitin 1979. Ajo, po ashtu është nderuar nga shumë udhëheqës të botës. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan, i ka dhënë Medaljen Presidenciale të Lirisë, ndërsa Mbretëresha Elizabeth e Britanisë, Urdhrin e Meritës.

Humanistja e madhe me origjinë shqiptare, ka qenë armike e betuar e ndëshkimit kapital dhe kundërshtare e fuqishme e abortit, duke e cilësuar si “minuesin e paqes”.

Kur Nënë Tereza takuar kryeministren e Indisë, Indira Gandhi, për të kundërshtuar një program sterilizimi, që do të frenonte rritjen e popullsisë indiane, ajo është shprehur e mahnitur: Të takosh Nënë Terezën, do të thotë të ndihesh krejtësisht e përulur.

Figura e saj e pashembullt është motiv frymëzimi për njerëzit në mbarë botën, me episodet nga më të të ndryshmet. Po shkëpusim një fragment, nga libri me autor Leo Maasburg, “Nënë Tereza, histori magjepsëse”:

Historia e parë

Unë nuk do ta harroj kurrë, sesi dy të rinj para shumë kohësh erdhën në shtëpinë tonë dhe më dhanë një shumë të madhe parash. Unë i pyeta: ‘Ku i keni marrë të gjitha këto para?’. Më thanë: ‘Ne jemi martuar para dy ditësh. Para se të martohemi, kishim vendosur, që mos të blejmë rroba martese. Ne nuk bëmë dasmë. Paratë e dasmës jua japim Juve.’ Unë e di saktësisht, se ç’do të thotë në vendin tonë, në një familje hindu, të mos blesh rroba martese dhe të mos bësh dasmë. Prandaj i pyeta përsëri: ‘Po, përse? Përse vepruat kështu?’ Ata thanë: ‘Ne e duami njëri-tjetrin aq shumë, sa që gëzimin e dashurisë duam ta ndajmë me njerëzit, të cilëve ju u shërbeni.’ Si e përjetojmë ne gëzimin e dashurisë? Si e përjetojmë ne këtë? Tek japim, derisa dhemb.

Historia e dytë

Para se të shkoja në Etiopi, në Kalkutë erdhën disa fëmijë të vegjël tek unë. Ata kishin dëgjuar, se do të shkoja atje. Kishin ardhur, sepse kishin dëgjuar nga motrat, që fëmijët në Etiopi vuanin shumë. Ata vinin dhe secili prej tyre jepte diçka, disa edhe ato pak para që kishin. Një djalosh i vogël, erdhi tek unë dhe më tha: ‘Unë nuk kam asgjë, nuk kam para, thjesht nuk kam asgjë. Por, kam këtë copë çokollatë. Ndaj, ti merre me vete dhe jepua fëmijëve në Etiopi!’

Ky djalosh i vogël dashuronte me shumë dashuri, sepse ai mbase, për herë të parë në jetën e vet, mbante një copë çokollate në dorë dhe e dha atë. E dha plot gëzim, për ta ndarë me të tjerët, për ta zbutur sadopak dhimbjen e dikujt tjetri, në Etiopinë e largët. Ky është gëzimi i dashurisë: të japësh, derisa të dhemb. I dhembte Krishtit, që na donte ne, sepse ai vdiq në kryq, për të na mësuar ne sesi duhet të duhemi. Kjo është rruga, sesi duhet të duami edhe ne: deri në dhembje./Konica.al

- Advertisement -

Më Shumë

Kushtetuesja refuzon ankesën e Telekomit ndaj vendimit të Apelit në lidhje me Z-Mobilen

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Telekomit të Kosovës dhe kërkesën për vendosje të masës së përkohshme, në mënyrë që të parandalohet ekzekutim i...

Kandidatët për deputetë të VV-së në Prizren kërkuan besimin e votuesve në Hoqë dhe Brestofc

Kandidatët për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren kanë zhvilluar dje takimet e tyre paraelektorale. Ata janë takuar me votuesit e fshatit Hoqë dhe Brestofc, “Në...

Shkelet një këmbësor në Prizren

Një këmbësor është shkalur dje në Prizren. Aksidenti ka ndodhur për shkak pakujdesisë së vozitësit të veturës. “Ka ndodhur aksident trafiku ku ngasësi i veturës me...

Gastronomët politikanëve: Na bosh, ju plotë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës përmes një njoftimi kanë dal kundër masave që janë marr nga qeveria pasi konsiderojnë se shkelen të drejtat e...

A ka plan Komuna e Prizrenit t’i ndihmojë familjet e prekura nga Covid -19?

Dr.sc. Naser Bresa Qytetar të moshave të ndryshme, gjinive por edhe profesioneve u infektuan, vazhdojnë të infektohen nga virusi vrastar Covid 19. Ata e vuajtën,...

Ponte Prizreni mposhtë Pejën

Ponte Prizreni ka triumfuar ndaj Pejës në kuadër të xhiros së 17-të të Princ Caffe Superligës. Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat...

Pasi u vaksinua kundër Covid-19, infektologu shqiptar infektohet me virus

Dy javë pasi u vaksinua kundër COVID-19, infektologu shqiptar ka rezultuar pozitiv me këtë virus. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Të martën,...

Prizren, një femër raporton në polici: Një person më ka sulmuar seksualisht

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është raportuar për një sulm seksual. Nje femër nga Prizreni ka njoftuar policinë se është sulmuar seksualisht...

Ndikimi i Trumpit mbi republikanët vë në sprovë gjykimin e tij në Senat

Përkundër mbështetjes së fillimit, demokratët tani po konfrontohen me një sërë argumentesh ligjore të ngritura nga republikanët lidhur me legjitimitetin e gjykimit dhe me...

Ndahen përfundimisht Besa Gashi dhe Albert Krasniqi

Vetëm një javë pasi u raportua se “Miss Kosova 2013”, Mirjeta Shala, i dha fund martesës së saj, vjen lajmi se edhe një tjetër...

Haradinaj nga Prizreni rithekson idenë e bashkimit me Shqipërinë, nëse Kosova s’anëtarësohet në NATO

Kryetari i  Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe kandidati për President, Ramush Haradinaj, ka thënë se fokusi i tij si i pari i vendit...

Banorët e fshatit Damjan të Hasit, ua ndalojnë vizitat politikanëve gjatë fushatës

Banorët e lagjes Marosh të fshatit Damjan tw Hasit  në Komunën e Gjakovës, kanë marrë një vendim jo të zakonshëm. Ata kanë vendosur të ndalojnë...

“Mirë që ika nga McLaren, do kisha vetëm 1 titull”

Kur duhen edhe dy muaj nga starti i sezonit të ri në Formula 1, Lewis Hamilton ende nuk ka rivotuar me Mercedes, edhe pse...

Banorët e fshatit Nushpal të Rahovecit ankohen për mungesë të trotuarit: Po rrezikohen fëmijët

Banorët në fshatin Nushpal në Komunën e Rahovecit, po ankohen se rruga “Liria” ka mungesë të trotuarit, gjë kjo që po rrezikon fëmijët dhe...

Conte mund të përballet me një dënim të gjatë pas përjashtimit me të kuq dhe përplasjes me gjyqtarin në tunel

Trajneri i Interit, Antonio Conte thuhet se mund të përballet me një ndalim të gjatë pasi ‘pothuajse u përplas fizikisht’ me gjyqtarin Fabio Maresca...

Babai i Rron Gjinovcit tregon pse është me PDK’në dhe e pëlqen Hashim Thaçin

Babai i Rron Gjinovcit, Arbri ka treguar se pse është me Partinë Demokratike të Kosovës dhe pse e përlqen ish-presidentin, Hashim Thaçin, raporton Express. Në...

Lajmet e Fundit