20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Dy mina me sahat në makinë, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka gjetur në një mjet dy mina me sahat, duke vënë në pranga dhe drejtuesin e saj.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit “Packages” është arrestuar Roberto Hodaj, 26 vjeç nga Vlora. Gjatë kontrollit në mjetin e tij, tip Benz ML, u gjetën dy minat me sahat.

Ndërsa në banesën e marrë me qira prej tij, i janë gjetur edhe 7 kg kanabis sativa. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Malisheva nis aksionin e pastrimit, prilli shpallet muaj i ambientit të pastër

Komuna e Malishevës ka nisur aksionin “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zhvillohet gjatë gjithë muajit prill dhe do të përfshijë të...

Lajmet e Fundit