7.6 C
Prizren
E enjte, 12 Shkurt, 2026

Dy policët në Prizren sërish shpallen të pafajshëm se liruan veturën e pazhdoganuar

Gjykata Themelore në Prizren, për herë të dytë, në mungesë të provave, i ka liruar nga akuza për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dy policët Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi.

Ata akuzohen se kanë liruar një veturë të vetaksidentuar, megjithëse ajo ka rezultuar e pazhdoganuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Ajser Skenderi, nuk është vërtetuar se dy të akuzuarin e ka kryer një vepër të tillë penale.

Nga 5 marsi në Cineplexx do të fillojnë të shfaqen 4 super filma të ndryshëm

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren, edhe më 3 prill 2019, Flurim Tafollin dhe Rexhep Krasniqin i kishte liruar nga akuza, në mungesë të provave.

Flurim Tafolli

Ndërsa, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Prizren, më 20 gusht 2019, Gjykata e Apelit e ka kthyer lëndën në rigjykim.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren, e ngritur më 26 shkurt 2018, me të cilën të pandehurit Flurim Tafolli dhe Rexhep Krasniqi akuzohen se duke vepruar në cilësinë e zyrtarëve policorë më 12 shtator 2017, kanë liruar një veturë të vet aksidentuar,  megjithëse e njëjta ka rezultuar e pazhdoganuar.

Sipas aktakuzës, në automjetin e liruar nga të pandehurit kanë qenë të vendosura tabelat e regjistrimit të një automjeti tjetër, andaj sipas organit të akuzës, ata është dashur ta dërgojnë automjetin në terminal doganor, e jo ta lirojnë. /Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Rahovec, mbahet takimi i këshillit organizativ për 17 Shkurtin

Nën udhëheqjen e nënkryetarit të Komunës së Rahovecit, Betim Zllanoga, u zhvillua takimi i këshillit organizativ për nder të 17 Shkurtit, përvjetorit të Pavarësisë...

Vajzat e Kosovës shënojnë fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për vajza U16 ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Mesdhetar. Të martën paradite, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë,...

Lajmet e Fundit