Dy të arrestuar për vjedhje të rënda në Prizren

Hetuesit e Stacioni Policor “Veriu” në Prizren kanë arritur t’i identifikojnë dy të dyshuar për të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje të rënda dhe dëmtime të pronave në së paku tri shtëpi në Lagjen Arbanë, njofton kumtesa policore, transmeton Koha.net .

Sipas raporteve hetimore ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, me datën 30 janar, rreth orës 20:00, tek Transiti i Ri, kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe nga aty kanë shkoqur nga muret kabllo të instalimit elektrik dhe rrethojat e shkallëve prej metali, të gjitha këto për t’i shitur.

Intervista është kryer në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që njëri nga të dyshuarit të ndalët në mbajtje.

Janë siguruar prova që këta të dyshuar kanë kryer së paku edhe dy vjedhje të ngjashme në Arbanë. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe mjete

Më Shumë

Tragjedia në Prizren: Arrestohen dy persona, në mesin e tyre një 16-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda...

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

Lajmet e Fundit