2.5 C
Prizren
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Dy të lënduar në Rahovec si pasojë e aksidenteve në trafik

Policia e KosovesSi pasojë i aksidenteve në trafik gjatë 24 orëve të fundit, kanë pësuar lëndime të rënda trupore dy persona. Dy nga të lënduarit janë shtruar në QKUK për shërim të mëtutjeshëm, ku njëri nga ta sipas mjekëve është në gjendje kome, pasi që duke ngasur veturën e tij në mënyrë të pakujdesshme, ka dal jashtë rrugës dhe ka goditur një shtyllë elektrike ku dhe kishte ndaluar. Aksidenti në fjalë ka ndodhur në Rahovec.

Ndërsa edhe në fshatin Ratkoc të Rahovecit mbrëmë është raportuar një aksident trafiku ku një fëmijë është goditur nga një veturë, të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Siç bën të ditur rtk-ja, i lënduari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Kurse, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Helshani nis vizitën e parë zyrtare në QKMF të Malishevës

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Amrush Helshani, ka nisur sot vizitën e tij të parë zyrtare në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare...

Malisheva e Shoqata e Kërkim Shpëtimit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Sot, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, dhe kryetari i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), Mentor Maloku, kanë nënshkruar një...

Lajmet e Fundit