Ashton nuk takohet me Vetëvendosjen

Vetevendosje-kuvendiPërfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE), Catherine Ashton, në kuadër të vizitës në Kosovë, përveç takimeve me presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim Thaçi, në agjendën e saj është edhe takimi me partitë opozitare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Derisa takimet me Ashton janë konfirmuar nga LDK-ja e AAK-ja, Erzen Vraniqi ka deklaruar për Telegrafin se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pasur ftesë nga Baronesha Catherine Ashton për takim me të.

“Nëse do të na ftonin ne si Vetëvendosje, gjithsesi se do ta kishim marrë në konsideratë”, tha Vraniqi.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Lajmet e Fundit