5.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

E konfirmon Ancelotti: Modric e përfundon karrierën te Real Madridi

Futbollisti kroat i Real Madridit, Luka Modric do të vazhdojë të mbetet te Real Madridi deri në fund të karrierës së tij.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti në konferencën për shtyp para ndeshjes me Sevillën.Juventusi shihej si skuadra e ardhshme e kroatit, por këtë e ka mohuar Ancelotti duke thënë se Modric do të mbetet në Santiago Bernabeu.

“Luka Modric do ta përfundojë karrierën e tij te Real Madridi”, u shpreh fillimisht Carlo Ancelotti.

“Nuk e di kur do të ndodhë një gjë e tillë, por jo është ideja e klubit dhe e Lukas. Modric nuk do të ketë probleme për të rinovuar kontratën, e krahasoj atë me Paolo Maldinin”, deklaroi Ancelotti.Reprezentuesi kroat deri më tani ka zhvilluar 428 ndeshje duke shënuar 31 gola e duke asistuar 70 të tjerë.

Më Shumë

27 vjet nga masakra në Celinë, Fortesë dhe Brestoc

Sot mbushen 27 vjet nga masakrimi i dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat Fortesë, Brestoc dhe Celinë të Komunës së Rahovecit. Gjatë luftës së vitit 1999...

101 vjet nga vrasja e Bajram Currit, figura që la gjurmë në historinë kombëtare

Sot shënohen 101 vjet nga vrasja e Bajram Curri, një ndër figurat më të shquara të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ai u vra më 29 mars...

Lajmet e Fundit