E rrahën dhe i grabitën paratë e telefonin taksistit të moshuar në Prizren, arrestohen dy 17-vjeçarë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy grabitësit e taksistit në Prizren.

Sipas policisë lidhur me rastin janë identifikuar dy persona të vitit të lindjes 2004.

Policia njofton se në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur elemente dhe prova të veprës penale të grabitjes.

Oferta nga DEPPO MARKET

“Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur të bëjnë identifikimin e personave të dyshimtë, ku të njëjtit sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes. Andaj, të dyshimtit E.K i lindur në vitin 2004 dhe L.B i lindur në vitin 2004, janë identifikuar dhe arrestuar. Ne lidhje më rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Policia në Prizren, me datë 14 dhjetor 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte pranuar një informacion ku dy persona të dyshimtë kishin arritur të grabisin një taksist i cili ju kishte ofruar shërbime “Taxi” të dyshimtëve.

Pas grabitjes dhe dhunës së përdorur ndaj viktimës të dyshimtit ishin larguar në drejtim të panjohur për të qenë të paidentifikuar. Policia kishte filluar me hetimin e rastit dhe në cilësinë e viktimës ishte intervistuar një person i cili kishte lëndime trupore.

Pas një pune intensive, hetuesit policor kanë arritur të bëjnë identifikimin e personave të dyshimtë, ku të njëjtit sot me urdhër të Gjykatës Themelore në Prizren janë kontrolluar dy lokacione dhe janë bastisur shtëpitë ku janë gjetur elementet dhe provat e veprës penale të grabitjes.

Andaj, të dyshimtit E.K i lindur në vitin 2004 dhe L.B i lindur në vitin 2004, janë identifikuar dhe arrestuar.

Ne lidhje më rastin është informuar prokurori i Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në mbajtje në afat prej 48 orë.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Vidhen dy vetura në Prizren

Në Prizren janë raportuar dy raste të vjedhjes së veturave në lokacione të ndryshme, të cilat janë duke u hetuar nga organet kompetente. Rasti i...

Lajmet e Fundit