Edea Demaliaj, rrëfen projektet e së ardhmes

Tre javë pas triumfit në “X – Factor Albania”, Edea Demaliajn, fituesen e edicionit të katërt e takojmë të ulur në shkallët e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Është një nga vendet ku më së shumti 16–vjeçarja shpenzon disa orë me miqtë e saj, ku shpesh herë bisedat marrin rrjedhën e muzikës dhe Edea nuk nguron t’i japë zë hiteve të rock-bandës “Djemtë e detit”, ashtu siç bënë pak ditë më parë miqtë e babait të saj, që datëlindjen e 41 të Gentit, e kujtuan duke kënduar hitet e rockstar-it shqiptar.

Te vargjet e këtyre këngëve, te kujtimet që miqtë risjellin në kujtesë nga kohët e kaluara bashkë me Gentin apo te mesazhet që admiruesit e “Djemve të detit” lënë në faqen e Facebook-ut, Edea prek frymëzimin.

Dhe hapat e parë janë hedhur.

Bashkëpunëtorët janë surprizë…

“X – Factori” ishte eksperienca që e rriti dhe e formoi si artiste. Sot i mungojnë miqtë, provat dhe të kënduarit live, në një skenë ku preku magjinë e këngës. /Tv Klan/

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Lajmet e Fundit