Edhe Holyfield planifikon të rikthehet në ring për meçe ekzibicionale

Ish-kampioni i botës në peshën e rëndë në boks Evander Holyfield ka njoftuar se do të ngjitet në ring për meçe ekzibicionale për bamirësi.

Holyfield 57-vjeçar ka njoftuar për planet e tij për t’u rikthyer në boks në rrjetet sociale në mbrëmjen e të mërkurës.

“A jeni gati? Momenti për të cilin keni pritur të gjithë…kampioni po kthehet!” – ka shkruar Holyfield në Twitter. “Dua t’ju informojë se do të kthehem në ring. Do të bëjë meçe ekzibicionale për një kauzë të madhe #Unite4OurFight”.

Holyfield ka vazhduar më pas në Instagram duke treguar arsyet për kthimin në ring.

“Unë po stërviten për të promovuar një organizatë bamirëse që është shumë e afërt me mua. Kampanja ‘#United4OurFight’ ka synim për të mbushur zbrazëtinë e krijuar nga pandemia në qasjet ndaj resurseve që i duhen rinisë sonë për zhvillimin emocional dhe edukativ”.

Holyfield nuk ka boksuar që kur e mposhti me nokaut teknik danezin Brian Nielsen në vitin 2011.

Kur ishte në kulm, Holyfield ishte kampion i padiskutueshëm në peshën e rëndë në boks.

Vendimi i Holyfieldit për t’u rikthyer në ring për meçe ekzibicionale vjen vetëm pak ditë pasi që ish-kampioni dhe rivali i Holyfieldit, Mike Tyson ka njoftuar për të njëjtën gjë.

Më Shumë

Rriten shtesat për lehonat, nga ky muaj secila nënë lehonë do të përfitojë 500 euro në muaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur që një vendim, i cili ishte paraparë të hynte në fuqi në muajin korrik, të zbatohet më...

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Lajmet e Fundit