13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

Edhe Rahoveci bëhet me Zonë Ekonomike

Është nënshkruar vendimi mbi dhënien e pëlqimit për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Opterushë, Komuna e Rahovecit, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacion në fuqi janë plotësuar.

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, theksoi se janë paraparë 34 hektarë ku do të vendosen bizneset e huaja dhe vendore, duke ndikuar në rritjen e punësimit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke krijuar mundësi për bizneset në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, duke ndërtuar zona ekonomike. Kjo zonë do t’iu shërbejë bizneseve që të kenë hapësira sa më të mira për ta ushtruar veprimtarin dhe numri i të punësuarve parashihet të jetë rreth 600 persona”, tha Shala.

Ai theksoi se roli i ministrisë është krijimi i kushteve sa më të mira për bizneset, duke punuar shumë në fuqizimin e tyre që të jenë konkurruese.

MTI do ta financojë infrastrukturën e kësaj zone me rreth 3 milionë euro duke i kushtuar rëndësi zhvillimit ekonomik të vendit.

Investimet nëpër komuna do të vazhdojnë me ndërtimin e zonave ekonomike dhe inkubatorëve, duke bërë që Kosova të jetë vend atraktiv për të bërit biznes.

Më Shumë

Portreti i Ymer Prizrenit pasuron fondin e muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kompleksi i Muzeut të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka pasuruar fondin e tij muzeal me një vepër me vlerë të veçantë kombëtare: portretin e...

Ka nisur vaksinimi dhe kontrolli pranveror i bagëtive në Rahovec

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka njoftuar se ka filluar procesi i vaksinimit dhe kontrollit të rregullt të bagëtive në territorin e komunës, në...

Lajmet e Fundit