Elhaida ia ka “frikën” Italisë në Eurovizion

Elhaida Dani thotë kënga e saj e preferuar nga konkurrentet e saj në Eurovizion është ajo e Italisë, “Grande Amore”.

Këto komente këngëtarja shqiptare i ka bërë në emisionin “MAD Day me Fatmën” në Mad TV.

Elhaida ka folur edhe për detaje të tjera rreth përgatitjeve për gjysmëfinalen e garës evropiane, derisa thotë se ende nuk ka vendosur përfundimisht për veshjen.

Këngëtarja thotë se i pëlqen të rrijë vetëm, por se gjatë kësaj kohe nuk këndon. Në fakt momentet e saj me veten janë tepër intime dhe nuk përfshihet asgjë përveçse mendimet e saj dhe planet për të ardhmen.

Elhaida do të performojë në gjysmëfinalen e parë të Eurosong më 19 maj, ku për rivalë do t’i ketë vendet si më poshtë: Greqia, Maqedonia, Estonia, Holanda, Moldavia, Finlanda, Belgjika, Armenia, Serbia, Danimarka, Bjellorusia, Rumania, Spanja, Austria, Franca, Rusia, Gjeorgjia dhe Hungaria.

Ajo do të performojë e 14-ta dhe nëse kualifikohet më tej, do të performojë edhe në finalen e 23 majit. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Totaj tallet keq me Bahtirin, publikon një video të sikletshme të kandidat të VV-së: Kaqorri apo Çakorri?

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, është tallur me kandidatin e VV-së për deputet, Agim Bahtrti. I pari i Prizrenit ka shpërndarë një video...

Lajmet e Fundit