8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Eliot Engel, vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren

Kongresmeni amerikan,  Eliot Engel , i cili po qëndron në një vizitë në Republikën e Kosovës, të dielën ka vizituar edhe  Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit. Drejtues të KBI-së në Prizren, thanë se ishte kënaqësi e veçantë të takosh mikun e sinqertë të Kosovës dhe shqiptarëve.

 

 

E falënderuam përzemërsisht mysafirin e nderuar, për avokimin që i ka bërë çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, në kohërat më të vështira për ne. Mirënjohje e përhershme për Kongresmenin dhe SHBA-të, për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, theksuan drejtues të Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren.

Më Shumë

Përballje të jashtëzakonshme në javën e 27-të të Superligës

Java e 27-të në ProCredit Superligë pritet të sjellë super përballje dhe sfida shumë të rëndësishme para fillimit të garave shtesë. Trepça dhe Bashkimi kanë...

Osmani dekoron futbollistët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar Kombëtaren e Kosovës me Medaljen Presidenciale të Meritave. Në takim ishin të pranishëm, futbollistët e Kombëtares edhe...

Lajmet e Fundit