8.6 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Elsa Lila për herë të parë i kundërpërgjigjet kompozitorit të këngës “Pyes Lotin”

Kanë kaluar javë tashmë që kur u zhvillua “Festivali i Këngës” në RTSH, dhe diskutimet vazhdojnë.

Ajo që bëri bujë të madhe ishte një reagim i kompozitorit të këngës “Pyes Lotin”, Valentin Veizi, i cili u shpreh i revoltuar për versionin e ri të këngës të kënduar në festival nga Elsa Lila dhe Capital T.

Pas një ankese që kompozitori bëri, kënga u fshi nga faqja zyrtare në YouTube e “Festivalit të Këngës”.

Është pikërisht kjo mënyra se si Elsa Lila duket se i është përgjigjur Valentin Veizit, duke lajmëruar gjithashtu se “Pyes Lotin” e kënduar nga ajo dhe Capital T, është rikthyer sërish në YouTube.

Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, artistët pjesëmarrës kënduan në duete me artistë të tjerë të njohur. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj ikonike “Pyes Lotin”, fituese e çimit të parë të Festivalit në RTSH në vitin 1996. Elsa Lila e këndoi këngën e saj në një duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Ai shkroi më herët se kënga është rikënduar pa lejen e tij si autor dhe kompozitor i saj dhe sipas tij ky është një version i shëmtuar i këngës së tij.

Në një intervistë për “Euronews”, kompozitori tregoi se nuk ka folur me Elsa Lilën, ndërkohë që ka ndjerë dhimbje kur ka parë këngën e tij “të deformuar”.

Më Shumë

Bashkimi niset drejt Zagrebit për përballjen me Cibonën në FIBA Europe Cup

Bashkimi është nisur sot për në Zagreb të Kroacisë, ku do të përballet me ekipin vendas Cibona, në kuadër të FIBA Europe Cup, raporton...

Infografika e D4D-së për Gorozhupin e Prizrenit: Sfida të mëdha, por potencial i lartë për zhvillim rural

Demokracia për Zhvillim (D4D) ka publikuar një infografikë për fshatin Gorozhup të Prizrenit, e cila paraqet sfidat aktuale me të cilat përballet komuniteti, por...

Lajmet e Fundit