Shefi i Wagnerit rus lavdëron ushtrinë ukrainase: Punojnë me efikasitet dhe duhet të mësojmë shumë prej tyre

Themeluesi i grupit famëkeq mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar haptazi se Bakhmuti nuk do të bie aq shpejtë, dhe ka lavdëruar ushtrinë ukrainase për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar.

Në një audio-incizim të publikuar në faqen e tij Prigozhin tha: “Mund të themi me siguri që fshati Klischvika në Bakhmut është nën kontrollin e Wagner”, transmeton Telegrafi.

Klishchika që para luftës kishte 400 banorë, gjendet vetëm nëntë kilometra larg Bakhmutit, të cilin pjesëtarët e Wagnerit po tentojnë ta fusin nën kontroll.

Megjithatë, Prigozhin pranoi se nuk do të arrijnë aq shpejtë të thyejnë forcat ukrainase, për të cilat ka thurur lavde.

“Pavarësisht se po thonë se forcat ukrainase po ikin nga Bakhmuti, nuk është fare e vërtetë. Forcat ukrainase punojnë me efikasitet, janë të harmonizuar dhe duhet të mësojmë shumë prej tyre”, shtoi Prigozhin që ndryshe njihet si njeri shumë i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Në anën tjetër, ai vazhdimisht ka kritikuar zinxhirin komandues të ushtrisë ruse, që nga fillimi i luftës në Ukrainë, për faktin se ka pësuar humbje të mëdha si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake.

Më Shumë

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit