12.9 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Elsa Lila rrëfen qëndrimin e saj në burg

Elsa Lila ka rrëfyer në ‘Ferma Vip’ ditët e qëndrimit të saj në burg.

Ajo u arrestua në Itali si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës, dhe ka treguar se detyra që bënte ishte të tregonte historinë Italisë për gratë e burgosura, ku sipas saj ishin shumica analfabete, ndërsa tha se u lexonte dhe libra.

Më tej Lila tregoi se u përllogariste dhe sa kohë qëndrimi kishin ato në burg, teksa theksoi se për veten e saj ishte e qetë sepse do dinte që do dilte shpejt nga qelia.

“Një nga detyrat që kam bërë unë aty, niveli i analfabetizmit ishte shumë i lartë dhe unë ju tregoja histori nga Roma e lashtë, merrja libra ua lexoja. Edhe, vinin dhe një nga gjërat që më kërkonin ishin të llogarisja kur do të dilnin. Unë improvizoja se nuk e dija. Ata e humbnin komplet, 4 vjet aty e humbnin. Vinin thoshin ‘nuk e di kur do dal’. Unë me logjikë i thash shiko, më jep dokumentacionin që ke, por ishte shumë e vështirë t’ua llogarisje. Unë bëja plus minuse. Më ka bërë shumë përshtypje njëra, se kur unë ia bëra llogarinë ishte shtator 2022 dhe asaj i binte të dilte në shtator 2024, gëzoi. Dola tha, ishte shumë e lumtur. Unë u tmerrova brenda meje. Unë për vete e dija se do dilja dhe isha e qetë” është shprehur Elsa.

.

 

 

 

 

Më Shumë

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj paradës ushtarake turke në Prizren

Organizata “Shqiptaria” reagon ashpër ndaj shfaqjes së një parade ushtarake nga ushtria turke në Prizren, ku janë përdorur simbole dhe elemente të epokës osmane. Në...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit