19.9 C
Prizren
E diel, 11 Maj, 2025

Elsa Randobrava fitoi çmimin e parë të festivalit “Fluturat”

Keji i Lumbardhit të Prizrenit në sheshin “Shatërvan, në të gjitha anët e skenës së Fativalit “Fluturat” mbrëmë ishte i stërmbushur. 21 fëmijë të talentuar para publikut të shumtë parakaluan me krijimet e reja, të krijuara enkas për këtë festival, për ta vënë në vështirësi jurinë e festivalit, e cila i ndau çmimet tradicionale.

Fikrim Emra, Menan Kiseri dhe Nita Krajku, që të tre profesionistë të muzikës deklaruan gjatë ndarjes së çmimeve se ka qenë e vështirë vendosja pasi këngët fituese, dallonin për nuanca të vogla njëra me tjetrën.

Fikrim Emra, kryetar i juirsë, tha se sipas vlerësimit të jurisë, vendi i parë i takoi këngëtares së re Elsa Randobrava me këngën “Dua”. Vendin e dytë e ndanë këngët: Vesa Berisha me këngën “S’je i vetëm” dhe Erina Baftijari me këngën “Mami im”. Vendin e tretë e ndanë gjithashtu dy këngë: Ermira Kastrati me këngën “Kampionët” dhe Olsa Lipoveci me këngën “Tomi dhe Xheri”.

Juria gjithashtu ndau edhe çmimet tjera tradicionale të festivalit. Debutuesi më i mirë u shpall Ela Kazazi me këngën “Dede”, dueti më i mirë u shpallën Sara dhe Hekuran Krasniqi me këngën “Tre ishujt”, për paraqitje më e mirë skenike u vlerësua Dorina Elshani me këngën “Presidente 5 vjeçare” ndërsa çmimi i studios Helix, iu nda duetit Aliu dhe Puhize Nuhiu me këngën “Pianistja dhe Balerina”.

Gjithashtu edhe sivjet u nda edhe çmimi për tekstin më të mirë të këngës. Juria e revistës Fidani Çmimin e parë ia ndau Nadire Thaçi Kryeziut të për tekstin e këngës “Festivali i fëmijëve”, ndërsa Puhiza Shemsedini që e këndoi këtë këngë mori dhuratë nga revista Fidani një komplet librash.

Shpërblimin e parë këngës fituese ia ndau kryesuesi i Kuvendit Komunal Kujtim Gashi.

Përmbledhur në tërësi, nga ata që ishin të pranishëm, edicioni i 16 i festivalit të këngëve për fëmijë “Fluturat” u vlerësua i suksesshëm, si në paraqitjen e fëmijëve ashtu edhe cilësinë e kompozimeve.

Festivali “Fluturat” nisi rrugëtimin në vitin 2000 nga Kuvendi Komunal ndërsa e organizoi Studio Helix. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Fillon lyerja e shtyllave të ndriçimit publik në zonën qendrore të Prizrenit

Komuna e Prizrenit të hënën ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur aksion për mirëmbajtjen e infrastrukturës së ndriçimit publik, duke filluar...

Mallorca e di se ëndrra për Europë do të shuhet nëse nuk fiton sonte – rikthehet titullar Vedat Muriqi

Mallorca e ka të qartë se ëndrra për të rikthyer futbollin europian pas 22 vitesh do të shuhet, nëse nuk arrijnë të ndalin urgjentisht...

Lajmet e Fundit