12.8 C
Prizren
E premte, 10 Maj, 2024

Elton Deda: ‘Këngëtarja’ Kallashi? Shoqëria po përcmon vlerat e vërteta

Elton DedaKëngëtari dhe kantautori Elton Deda nuk qëndron indiferent përballë këngëtarëve që shesin vetëm imazh dhe aspak talent. Më tepër se kaq, artisti në një shkrim të vetin që merr fillesën nga një këngëtare e vetëquajtur ‘Kallashi’ shpreh shqetësim për shoqërinë ku po jetojmë.

“Një shoqëri që vlerat e vërteta i sheh me përcmim dhe ndjek si e çmendur fantazitë për dikë që se kanë parë asnjëherë në jetë”.
Deda shprehet se vajza përvec fizikut që e ekspozon si një pornostare e vërtetë nuk pa kurrfarë talenti dhe pavarësisht prezantimit specila që i bëri Arian Cani tek emisioni ‘Zonë e Lirë”.
Lexoni të plotë, kritikat dhe ironinë e Elton Dedës lidhur me këtë profil këngëtarësh që sa vijnë dhe shtohen në tregun muzikor.
Kallashi dhe Koburja

NGA ELTON DEDA

Duke u hallakatur ne news feed, me zuri syri nje faqe zyrtare te nje “kengetareje” qe quhej “Kallashi”.
Kurioziteti nuk me la pa e vizituar….kur c’te shoh?

Nje pale mollaqe te ngjitura ne nje dere dushi….dhe me poshte vazhdonin te tjera foto teper provokuese. Sigurisht qe nuk kishte asnje foto neper aktivitete apo duke kenduar kjo…dmth Kallashi….
Kishte dhoma te crregullta, shume cica te medha, buze te fryra ne forme puthjesh dhe sigurisht ekspozim te vazhdueshem te vitheve. Me pak fjale kjo na ishte Kallashi….

Gjithsesi, nuk me krijoi asnje efekt te tmerrshem pasi keto gjera i shohim pernate neper klubet tona. Ajo qe me beri pershtypje ishin komentet, lajksat dhe sidomos gjuha e perdorur aty. Kishte urrejtje, porn, perversitet dhe mbi te gjitha shfrim te shfrenuar pasionesh te djegura. Normal qe 99% ishin meshkuj qe shpreheshin pa droje se cdo ti benin Kallashit sikur ta kishin. Sinonimet per penisin ishin aq te shumta saqe nuk i mbaj mend te gjitha, por ato me aristokratet ishin “kundertank”, “Mitroloz”, etj etj.

Ajo qe me beri pershtypje, ishte nje lloj pafuqishmerie e ketyre djemve virile dhe te pajisur me mitroloza te kalibrit te rende, per ti bere balle, provokimit te qofte edhe nje femreje virtuale e cila po ekspozonte trupin e saj. Nje lloj mllefi qe nuk e kishin dot dhe nuk ja shpartallonin dot tunelin me C4-n e tyre.
Aty pashe lloj lloj kingash te cilet betoheshin qe edhe Jenna Jameson do luteshe ne gjunje per tu bere nga keta. Pashe djem qe linin numra telefonash, mbasi kishin sqaruar qe Kallashit do ti dridheshin kembet sapo kundertanku te hynte ne veprim.

Pornografine nuk e quaj aspak te demshme, perkundrazi, nuk besoj se eshte ndonjeri prej nesh qe te mohoje qe te pakten me shume se njehere ne jeten e vet, ska pare filma apo sekuenca pornografike. Por Kallashi as qe donte tja dinte per porn, pasi ne shumicen e fotove ishte e mbuluar dhe vetem gjoksin ekspozonte. Dhe aq mjaftonte qe e gjithe artileria e rende, te merrte persiper sulme te vazhdueshme drejt kembesorise. Kjo me vertetoi edhe njehere, urine seksuale qe ka shoqeria jone dhe qe ne shumicen e rasteve, e pafuqishme per te kundevepruar me fisnikeri, derdhet me helm dhe perversitet neper faqet e rrjeteve sociale. Zoti e bekofte FCB-n! Nje shoqeri e cila vlerat e verteta i sheh me percmim dhe ndjek si e cmendur, fantazite per dike qe se kane pare asnjehere ne jete.

Ne fund, sigurisht qe enigma nuk mu zgjidh dot. Perse ne keto kohe, kur seksi mund te jete lirshem dhe deri te blihet edhe me leke, te jete ky lloj agresiviteti dhe urie, per dike qe ekspozon pjese te trupit hapur. Femra nuk eshte me nje objekt kulti qe mezi arrihet pasi jemi deshmitare te lirise se saj dhe permbysjes se komplekseve. Perse kjo impotence mendore mashkullore dhe depersonalizim i tille deri ne shemti..?

Nje gje eshte e sigurt, emancipimi i nje mashkulli fillon nga femra. Ajo, me instiktet edukative natyrale te memes, mund te kontribuoje shume me fort per ndreqjen e situatave publike dhe per rrjedhoje edhe te sjelljes se meshkujve ne shoqeri. Kjo nuk do te thote qe une bej fajtore seksin tjeter per nxitje dhe mitmarrje trush mashkullore. Jo aspak. Por sikur intimacia te mbetej vetem privatisht dhe fisnikeria (aq sa ka mbetur) te dominonte, do kishim shume pak Kallashe qe i bejne te duken “mitrolozet” dhe “kundertanket” si…..”Kobure”!

Më Shumë

Lajmet e Fundit