16.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Shndërrimi i emrave dhe pjesëzave në ndajfolje

SAMSUNG DIGIMAX A503Shkruan: Gani K. Rudaj

Fjala leksikologji rrjedh nga gjuha greke që në shqipe do të thotë dije ose shkencë, e cila merret me studimin e leksikut të një gjuhe. Leksikografia është dega e hershme e gjuhësisë sonë, e cila e ka filluar jetën e vet me ‘’ Fjalorin latinisht- shqip ‘’ të Frang Bardhit, mirëpo siç dihet për arritje historike në të cilat kaloi populli ynë, hapi i parë për të hartuar një fjalor i gjuhës shqipe, u bë në kohën e Rilindjes Kombëtare të Konstandin Kristoforidhit.Fjalori i vitit 1954 u mundua t’i përgjithësojë në mënyrë kritike arritjet e fjalorëve të mëparshëm dhe i zgjeroi duke e pasuruar me fjalë e shprehje të tjera. Fjalori i vitit 1954 ndihmoi shumë për njohjen e gjuhës shqipe, si dhe për njësimin e normës letrare.

Zhvillimi i mëtejshëm në fushën e pafundme të gjuhës, shtruan mbëhinë  për të shkuar edhe më larg. Për mendimin tim për t’u hartuar një fjalor i mirëfilltë, nuk duhet të mbështetemi vetëm në stafin e profesorëve me titull shkencor, si p.sh A.Kostallari, J.Thomai, Xh.Lloshi, M.Lamara, J.Kola, P.Daka, P.Zhaxhillazi, Zh.Shehu, F.Zeka, E.Lafe, K.Lima, Th.Feka, B.Keta, A.Zhidi, e ndonjë tjetër, por mendimet duhet të merren edhe nga të tjerët se fjalitë jetojnë ndër njerëz, ndërsa gjuha jeton në varreza. Përpilimi i fjalorëve gjithmonë duhet të shikohen me sy kritike dhe gjithnjë duke kërkuar diçka të re në të.

Në fjalorin e hartuar në vitin 1981 lexuesi gjen përgjigje të drejtpërdrejta për disa kërkesa, si p.sh cila është përbërja e leksikut të gjuhës sonë të sotme si dhe trajta letrare e çdo fjale, pastaj cilat janë trajtat kryesore gramatikore të fjalës dhe si duhen shkruar e shqiptuar drejt këto, si dhe kuptimet leksiko-gramatikore të tyre. Hartimi i një fjalori do të thotë ngritje e një monumenti madhor kulturor, aty në përpunimin e tij duhet të shikohet tri herë, për ta shkruar një herë. Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, u përpunua gjatë shumë vjetëve dhe u plotësua pas Kongresit të drejtshkrimit. Mirëpo, për mendimin tim, ende ka fusha për t’u punuar në lëmin e fjalorit. Fjalori Drejtshkrimor gjithmonë ka mungesa e zbrazëti, por studiuesit e këtyre problemeve duhet të merren me këto, në mënyrë që në të ardhmen që fjalori të bëhet edhe më i qartë për studiuesit dhe për lexuesit. Përpunimi i një fjalori do të bëjë që nxënësit dhe studiuesit edhe në pamundësi të lexojnë Fjalorin për ndonjë çështje gramatikore, këto vërejtje do t’ua mundësojnë atyre me anë të këtij shkrimi. Me fjalorin e parë të botuar të gjuhës shqipe, shkenca jonë në lëmin gjuhësore po hedh një hap të ri në fushën e rregullimit të gjuhës letrare, por duke mos i mbyllur dyert që mos të punohet edhe më tej në këtë lëmi, ngase është një fushë e gjerë ku ka vend për të gjithë që mundohen të ndihmojnë sadopak.

Gjatë leximit të Fjalorit kam vërejtur që disa pjesë të ligjëratës janë përdorur në mënyrë të ngulitur të një pjese të ligjëratës, por unë me përulësi kam mendimin se kjo nuk qëndron. Kam mendimin se për të hartuar një Fjalor, në këtë rast të gjuhës shqipe, nuk duhet të merret vetëm ana e të shkruarit të një fjale, por duhet të merret parasysh edhe funksioni sintaksor i saj. Hartuesit e fjalorit janë munduar t’i mbyllin hapësirat e lëshimeve logjike të fjalëve gramatikore, por ende kanë lënë hapësirë për t’u studiuar ato, edhe pse pas këtij shkrimi, përsëri do të ketë fushë të hapur për të hulumtuar, të cilat vërejtjet e
më pastajme do të jenë të mirëpritura.

Në bazë të kritereve më gjuhën shqipe dallohen këto pjesë të ligjëratës: emri, mbiemri, përemri, numërori, folja, ndajfolja, parafjala, parafjala, lidhëza, pjesëza,pasthirrma.Në këtë shkrim do të mundohem të sqaroj funksionin e ndajfoljes edhe të pjesëzës, por kur pjesëza mund të bëhet ndajfolje, gjë që në Fjalorin tonë pjesëza gjithmonë është në funksion të pjesëzës, këto do t’i demonstroj me shembuj sintaksor të fjalive. Nga njohuritë e përgjithshme mbi ndajfoljen kam lexuar se ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, e cila e emërton një tipar të veprimit a të gjendjes.Gjithashtu duke lexuar me vëmendje edhe në paragrafin ku bëhet fjalë për pjesëzat dhe thuhet se është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës, e cila shërben për të shprehur ngjyrime kuptimore të një fjale ose të një fjalie të tërë. Por, sipas mendimit tim edhe disa nga pjesëzat mund të bëhen ndajfolje, gjë që në fjalorin tonë forma e pjesëzës është vetëm pjesëz. Dy vepra janë që përbëjnë një tërësi organike, si nga pikëpamja e detyrave që zgjidhin, ashtu edhe nga pikëpamja e bazës teorike e shkencore ku mbështeten. Prandaj me të drejtë thuhet se më përpilimin e fjalorit ka mungesa, por me studimet e mëtejme mund t’i evitojnë këto lëshime.

Gjuha është e thellë sa një oqean, prandaj ka vend për të gjithë ata që merren me problemet e gjuhës. Pos pjesëzave dhe parafjalëve, edhe emrat mund të bëhen ndajfolje. Në këtë pjesë të punimit kam parasysh që së pari të merren me emrat,të cilat mund të bëhen edhe ndajfolje dhe gjithmonë duke i demonstruar me shembuj konkretë. Emri dhe në fjalor na jep këtë shpjegim, që është korja e rruzullit tokësor në tërësinë e saj etj, por unë jam i mendimit se kjo pjesë e ligjëratës në Fjalorin Drejtshkrimor është e ngulitur vetëm si emër, e unë do të bëj  edhe si ndajfolje, p.sh Ai nga fjalimi i tij u bë dhe.

Në një shembull tjetër vërehet: Ishte bërë dhe kurrë i dëgjoi këto fjalë! Ose më një shembull tjetër Dhe në bërë, or birë!Ka edhe shumë shembuj të këtij tipi të fjalive. Në fjalorin tonë është fjala TYM dhe aty shpjegohet që është emër dhe gjithashtu kjo fjalë është demonstruar me shembuj konkretë, por unë këtë fjalë e kam nxjerrë edhe si ndajfolje, si p.sh. Nga të gjitha këto fjalë që i dëgjoi, ai u bë tym. Tym u bëra kurrë pashë një rast të tillë. Mund të shkruaj edhe shumë shembuj të tjerë të këtij tipi, por tani më duhet të merrem me një shembull tjetër, p.sh të emrit pikë. Autorët e Fjalorit të gjuhës shqipe janë munduar që këtë fjali ta shpjegojmë në mënyrë sa më të mirë, duke ia dhënë kësaj fjale të gjitha tiparet morfologjike, por kanë harruar se ky emër mund të bëhet  edhe  ndajfolje, ndërsa me anë  të demonstrimit të shembujve, unë do të mundohem ta nxjerr si ndajfolje, p.sh. Ky si dha pikë kësaj pune. Pikë, kjo punë mbaroi!

Dua të merrem pak me emrin Hi. Në fjalorin tonë ky emër u shpjegua në mënyrë të mrekullueshme me të gjitha tiparet që karakterizojnë këtë emër të gjinisë mashkullore. Por, hartuesit kanë harruar se ky emër në fjalitë e caktuara mund  të bëhet edhe ndajfolje, si p.sh . Fytyra e tij u bë hi kurrë e dëgjoi lajmin! ( ose ) Hi u bërë me të hi kurrë e dëgjoi këtë lajm!

Një problem tjetër e kemi me hartuesit e Fjalorit kur bëhet fjalë për emrin shpatë, aty jepen informacione të sakta sa I përket emrit me të gjitha kategoritë e këtij emri, por gjithmonë duke harruar se ky emër edhe shumë të tjerë mund ta kanë funksionin e ndajfoljes në fjali p.sh. Ai e kishte zërin shpatë në mbledhje.Të folurit e ka shpatë  në biseda.

Të gjithë këta shembuj kanë funksionin e ndajfoljes mënyrore, ose rrethanorit të mënyrës. Tani do të mundohem të shfaq mendimin rreth parafjalës Për. Kjo parafjalë me një emër në rasën kallëzore për të treguar së bashku qëllimin se synimi e një veprimi. Kjo parafjalë e rasës kallëzore përdoret në temën e një shkrimi të një ligjërate. Mirëpo, sipas mendimit tim kjo parafjalë mund të jetë edhe ndajfolje  mënyre, si p.sh te fjalia: Ai na këtë mbledhje votoi  për.

Për fjalëzën fjalëformuese Ndër  në fjalorin tonë thuhet se është parashtesë e disa fjalëve të prejardhur që tregon se diçka ndodhet a vepron ndërmjet dy a më shumë të tjerave ose e ka një marrëdhënie të dyanshme në mes dy gjërave .Fjala ndër përdoret me një emër ose përemër në rasën kallëzore. Por, sipas mendimit tim kjo parafjalë mund të bëhet edhe ndajfolje, p.sh Ai gjithmonë qëndronte ndër.

Një rast tjetër e kemi edhe te parafjala e rasës kallëzore mbi. Në fjalorin drejtshkrimore kjo pjesë e ligjëratës shpjegohet vetëm si parafjalë, por unë mendoj se mund të bëhet edhe ndajfolje p.sh Ajo gjatë diskutimeve gjithmonë qëndronte. Në vazhdim të këtij punimi do të shkruaj për disa nga pjesëzat qoftë ajo pohore, qoftë mohore. Në fjalorin tonë pjesëza mohuese jo shpjegohet se përdoret si përgjigje e vlerës së një fjalie kurrë mohojmë,  kundërshtojmë a nuk miratojmë atë që është thënë më parë. Por, unë kam mendimin se kjo pjesëz mohuese në fjali mund të bëhet edhe ndajfolje, p.sh Ai në këtë takim tha jo. Për mendimin tim në këtë fjali kjo pjesëz tani e ka funksionin e ndajfoljes së mënyrës.
Po e njëjta vlen edhe për pjesëzën pohuese po.

Në fjalor shpjegohet si pjesëz pohuese, e cila përdoret me vlerën e një fjalie kurrë pranojmë a miratojmë diçka. Duke mos dashur të jap të gjitha shpjegimet që jepen për këtë pjesëz, unë vetëm desha të them se kjo pjesëz për mendimin tim mund të ketë edhe rolin e ndajfoljes së mënyrës, p.sh
E dëgjoi me vëmendje, e dikur i tha po !Në këtë punim, unë vetëm e kam dhënë një mendim, por mund të jetë edhe i paqëlluar mirë, prandaj më duhet të them shprehjen e Dr.Egrem Cabejt ku thotë: ‘’ Unë mendoj kështu, por mund të jetë ndryshe. ‘’

(Autori është profesor i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin “Remzi Ademaj” në Prizren )

Më Shumë

Ndërron jetë veterani i arsimit prof. Sahit Sahitaj

Ndërroi jetë veterani i arsimit Prof. Sahit Sahitaj, njeriu që kontribuoi në arsimim të brezave të shumtë. I ndjeri ka qenë i padeshiruar për ish...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit