4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Europoli arreston 500 persona, konfiskon mbi 2.8 tonë kokainë

Policia evropiane ka arrestuar mbi 500 të dyshuar, ka konfiskuar mbi 2.8 ton kokainë dhe qindra automjete në një seri bastisjesh në dhjetëra vende të Bashkimit Europian.

Sipas mediave italiane, mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Ata u arrestuan gjatë superoperacionit të quajtur “Blue Amber”, zhvilluar në 33 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, nga data 4 maj deri më 24 qershor. U sekuestrua një sasi rekord lëndësh narkotike, mbi 2.8 tonë kokainë dhe 110 kg heroinë.

Janë konfiskuar gjithashtu edhe 390 automjete të personave të arrestuar si dhe 1300 tonë metale të vjedhura, mes të cilave edhe shumë nga ai me vlerë. Operacionet u zhvilluan në 260 zona, në të cilat u kryen arrestimet dhe sekuestrimet e lëndëve narkotike.

Lajmi u njoftua nga vetë Europol-i, i cili nuk ka publikuar asnjë nga emrat e të arrestuarve. Trafikimi i lëndëve narkotike bëhej përgjithësisht me kontenierë ose në paketime të vogla përmes korrierëve.

Korrierët që transportonin kokainë udhëtonin nga Amerika e Jugut drejt Europës, kryesisht me avionë. Ndërsa transportuesit e heroinës lëviznin kryesisht nga Afganistani e Pakistani, në drejtim të vendeve të Europës Perëndimore. Lënda narkotike fshihej prej tyre, në veshje, këpucë e deri në paketime ilaçesh.

Për transportimin e drogës shfrytëzoheshin edhe emigrantët e paligjshëm, që sipas Europol, e kishin shndërruar Hungarinë në një “shtëpi të sigurt”.

Krahas trafikut të lëndëve narkotike, të arrestuarit ishin të përfshirë edhe në trafikim të qenieve njerëzore, të armëve, falsifikimin e mallrave, emigracionin e paligjshëm dhe krimin kompjuterik./Shekulli/

Më Shumë

Bashkimi kërkon fitoren e dytë në Play-off ndaj Prishtinës

Bashkimi do të përballet sonte me KBF Prishtina në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave. Skuadra prizrenase e nisi në...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit