22.9 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

FAK, në përputhshmëri me standardet e NATO-s

FSK-marrshKomisioni Parlamentar për mbikëqyrjen e FSK-së, kërkon që të mos negociohet me Serbinë procesi i krijimit të Forcave të Armatosura të Kosovës. Anëtari i këtij komisioni Rexhep Selimi tha se Qeveria e vendit duhet t’i përmbahet dokumentit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Komisioni diskutoi sot për procesin e Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë dhe rekomandimet e dala nga ky proces.

Komisioni për Mbikëqyrje të FSK-së debatoi rreth procesit të Rishikimit Strategjik të Sektorit të Sigurisë në vend. Me këtë rast anëtarët e Komisionit u pajtuan që Qeveria e vendit të mos diskutojë krijimin e FAK-ut me Serbinë gjatë bisedimeve në Bruksel. Deputeti Rexhep Selimi u shpreh se qeveria nuk duhet të diskutojë me Serbinë për zhvillime të brendshme.

Ndërkaq deputeti Anton Quni nga LDK-ja tha se përderisa në Bruksel nuk diskutohet për ushtrinë e Serbisë atëherë nuk duhet të diskutohet as për Forcat e Armatosura të Kosovës. Ai u shpreh se në analizën e procesit të Rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë FAK është multietnike dhe në përputhshmëri me standardet e NATO-s.

Mirëpo, deputeti serb Goran Marinkoviq duke folur për dokumentin i cili parasheh krijimin e FAK, tha se kjo çështje duhet të bisedohet edhe me Serbinë dhe të gjithë faktorët tjerë ndërkombëtarë sepse sipas tij vetëm me punë të përbashkët mund të arrihen qëllimet e caktuara.

“Duhet të bisedojmë me të gjithë. Duhet të japim kontributin e plotë e sidomos pas nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe mendoj se me një punë të përbashkët mund të arrijmë qëllimet e caktuara. Në të ardhmen do të kemi edhe zhvillime të tjera globale dhe marrëdhëniet e mira me fqinjët duhet të jenë në nivel të lartë”, tha ai.

Por, në anën tjetër deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili u shpreh se Qeveria është duke punuar për integrimin e qytetarëve të komunitetit serbë në jetën institucionale të vendit. Prandaj sipas tij edhe vendimi për krijimin e FAK nuk ka rrjedhur nga bisedimet me Serbinë.

Beogradi ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për themelimin e FAK-ut.(rtk)

Më Shumë

SBAShK, apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka ngritur një shqetësim i cili thotë se po ndodhë së fundmi. Sipas një reagimi të...

Qytetarët e Malishevës kërkojnë më shumë investime në infrastrukturë dhe bujqësi

Komuna e Malishevës ka njoftuar se po vazhdon me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore në të gjitha fshatrat e saj, me qëllim që projektbuxheti për...

Lajmet e Fundit