13.1 C
Prizren
E hënë, 12 Maj, 2025

Faleminderit !

Banorët e fshatit Skorobisht të Prizrenit, kanë falënderuar të gjithë për kontributin e dhënë gjatë kohës sa po qëndrojnë në karantinë.

Kryetari i këtij fshati, Shefit Shabani, përmes një letre publike, po ashtu ka treguar se të infektuarit me COVID 19, kanë shëndet të mirë, transmeton ‘PrizrenPress’.

Letra e plotë publike, pa ndërhyrje

Tashmë të gjithë ju jeni të njoftuar se fshati Skorobisht është në karantinë për një javë por na gëzon fakti se nuk kemi personat tjerë të infektuar ndërsa personat të cilët kanë rezultuar pozitiv gëzojnë një shëndet të mire dhe janë duke ju për mbajtur maksimalisht udhëzimeve të organeve kompetente. Po ashtu shtabi emergjent dëshiron të ju falënderohet të gjithë kontribuuesve për një jetë më se normale të banorëve.

I nderuari z. Haskuka, Kryetar i Komunës, e nderuara znj. Memnuna Ajdini, zëvendës kryetare I nderuar z.Visar Shehu coordinator i Shtabit emergjent në Prizren, duam të ju falënderojmë në emër të shtabit emergjent të fshatit Skorobishtë dhe në emër të të gjithë banorëve lidhur me bashkëpunimin e treguar dhe gatishmërinë për t’u dalë në ndihmë banorëve.

E nderuara Policia e Kosovës një falënderim për të gjithë pjesëtarët tuaj të cilit e kanë kryer punën e tyre me korrektësinë dhe profesionalizmin maksimal gjatë patrullimit në pikën kontrolluese në dalje dhe hyrje të fshatit.

Të nderuar media ju faleminderit për raportim të saktë dhe korrekt lidhur me situatën e krijuar.

Të nderuar operatorë të ndryshëm ekonomik dhe ju furnizues të shitoreve tona, ju faleminderit për furnizim me gjërat e nevojshme duke mos e lënë asnjë banorë të mbesë pa gjërat e kërkuara.

Ju donatorë, dorë e zgjatur e çdo familje, ju faleminderit shumë, me ndihmat tuaja keni treguar një humanitet të jashtëzakonshëm duke mos e lenë asnjë familje keq.
Doktorët, motrat/teknikët të gjithë ju që jeni duke punuar në institucionet shëndetësorë në këtë periudhë të vështirë kohore ju faleminderit shumë për profesionalizmin e treguar.

Pastrues dhe mirëmbajtës të higjienës së fshatit, ju faleminderit.

Barnatorja në Lubizhdë e cila ka bërë furnizimin e banorëve me barna sa here kanë pasur nevojë, ju faleminderit.

Ju banorë të mrekullueshëm të cilët keni treguar kujdesin, gatishmërinë, përgjegjësinë, solidaritetin dhe shumë gjëra tjera në këtë kohë pandemie, duam të ju falënderojmë shumë duke ju siguruar që së shpejti do ti kthehemi normalitetit.

Skorobishta nuk është vatër e virusit, Skorobishta dhe banorët e saj gjithmonë kanë qenë njerëz me përgjegjësi, karakter, moral dhe dinjitet duke e respektuar ligjin dhe vendimet e institucioneve ku kanë arritur që vetëm për një javë ta minimizojnë përhapjen e virusit.
Skorobishta së shpejti do ti kthehet normaliteti.

JU FALIMINDERIT!

Kryetari I fshatit Skorobisht
Shefit Shabani

Më Shumë

Mbi 2 mijë gjoba gjatë 24-orëve në vend

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 276 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Top-shënuesit e dy finaleve të para: Këta lojtarë kryesojnë te Bashkimi e Trepça

Finalet e Superligës së Kosovës në basketboll kanë prodhuar dy ndeshje të forta mes Bashkimit dhe Trepçës, ku janë evidentuar disa prej top-shënuesve më të mirë të...

Lajmet e Fundit