Farina: Zgjidhja përmes negociatave

Salvatore Farina-KFORKFOR-i e ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Policisë së Kosovës gjatë protestës së sotme në Mitrovicë. Sipas një komunikate të KFOR-it, Policia e Kosovës ka qenë në gjendje që të frenojë një protestë të madhe duke treguar profesionalizëm të madh, efektivitet dhe aftësi në menaxhimin e situatës në mënyrën e duhur.

Sipas kësaj komunikate, KFOR-i kishte të angazhuar një ekip të ushtarëve amerikanë në mes të urës mbi lumin Ibër, njësite të Policisë Ushtarake italiane në pjesën veriore të urës, ndërsa një ekip i ushtarëve gjermanë janë thirrur për të intervenuar kur “disa elementë filluan të kërcënojnë dhe të përdorin dhunën”.

Sipas udhëheqësit të KFOR-it, gjeneral Salvatore Farina, përpjekja kryesore ishte që të evitohet përleshja ndëretnike dhe eskalimi i dhunës.

“Ju bëj ftesë autoriteteve lokale në jug dhe veri të Mitrovicës dhe të gjithë qytetarëve që të sillen të qetë dhe të vazhdojnë dialogun, me qëllim që të zgjidhin problemin përmes sqarimit, takimeve dhe negociatave”, ka thënë komandanti i KFOR-it, Farina.

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Përleshje me thika në Prizren, tre persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike mes katër personave ka ndodhur në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur mjete të mprehta, përfshirë thika, duke lënë të lënduar...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit