7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Feminizmi nuk është urrejtje ndaj burrave

a_275carterFeminizëm nuk do të thotë të urresh burrat. As të vihesh kundër tyre. Në Londrën e viteve 1972 teksa përpiqej të gjente paqe pas një divorci të vështirë, Angela Carter ndihej e vetme. Ikja e një burri, e bënte botën e saj të rrëzohej, por Angela donte të shihte larg.

Me Paul Carter, ajo ishte njohur në vitin 1960 në kohën e studimeve për letërsi në Universitetin e Bristol, dhe ishte dhënë pas tij si pas një dashurie të parë. E rritur me librat e motrave Brontë, ajo kishte ushqyer një përfytyrim të dashurisë romantike, çka nuk mund të shkonte gjatë në trupin e një gruaje që donte të ishte e lirë. Trishtimi i motrave Bronte do ta ndiqte gjithë jetën, aq sa në leksionet e saj mbi letërsinë feministe, ajo do të këmbëngulte mbi rëndësinë e përzgjedhjes së librave të parë të leximit.

Janë ato që duket sikur marrin përdore fatin tënd, dhe ti ndihesh gjithnjë ashtu si në faqet e librit që të ka bërë aq shumë përshtypje në rininë e hershme. Duke luftuar vetminë, ajo do të gjente jashtë saj jo vetëm erën dhe shirat e butë të Londrës, por dhe një dëshirë për ta kthyer ndryshimin e saj në model për shumë femra në botë. Tregimet e saj të para të shkurtra kanë në qendër femra si ajo, të cilat në fund nuk e njohin veten në pasqyrë. Janë luftarake dhe ndihen kaq të bukura nën një fustan krem. Pakkush mund ta mendonte se kur fitoi çmimin e madh letrar “Somerset Mougham”, ajo do t’i shpenzonte të gjitha paratë për procedurat e divorcit dhe të ndërmerrte një udhëtim në Tokio, aty ku mësoi të ishte grua dhe radikale njëkohësisht.

Eksperiencën e saj në këtë vend ajo e përshkroi në një koleksion tregimesh të shkurtra, por dhe në artikuj në gazeta kryesore të kohës. Një gruaje shpesh i duhet shumë kohë të kuptojë forcën e saj, ndonjëherë nuk e mëson kurrë. Raporti me lirinë, e kishte bërë arsyen e Carter më mprehëse.

Ajo arrinte të shihte si një vëzhguese e mirë e jetës njerëzore deri ku ishin limitet e gjinisë së saj. Dhe sesi gjithçka shkërmoqej nëse futeshe në territorin e një burri. Si mund të ishte të futeshe në një territor të tillë pa barriera dhe forcë dhe ishte një ecje e natyrshme. “Një burrë mund të na pranojë të lira vetëm në shtrat”, shkruante ajo në esetë e saj të famshme për feminizmin. Por Tokio vetëm shtoi kritikën e saj ndaj kësaj ndarjeje të shoqërisë, dhe e bëri një zë për mijëra femra kudo në botë. Përmes udhëtimeve ajo kërkonte me forcë të zbulonte botën, dhe t’i jepte vetes një mënyrë tjetër jete, atë që kishte dashur gjithnjë. Ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, Azisë dhe Europës.

Më pas do të kalonte kohë në vitet ’80 si shkrimtare rezidente e ftuar nga universitete të ndryshme. Në vitin 1977 një tjetër burrë hyn në jetën e saj. Ai është Mark Pearce me të cilin ka një djalë. Këto vite ajo boton esetë e saj për feminizmin, duke sjellë debate mbi këtë kauzë në librin “Ideologjia e pornografisë”. Një ese që ka të bëjë me instinktin e natyrshëm të grave drejt vetëshkatërrimit, apo skllavërimit. Ato janë të gatshme të përulen për çdo gjë, dhe t’ia dalin në mënyrën më të shkëlqyer.

angela-carter-port_2141849b Teoritë e Carter ishin më emancipuese se shumë feministe të kohës së saj. Arsyet e kësaj përuljeje femërore ajo i gjente thellë dhe ishte e vetëdijshme se shekuj pas këtyre shkrimeve do të vazhdonin të ishin të tilla. Por shkrimet nuk mund ta ndryshonin gruan, ashtu siç Carter përfytyronte ndërsa librat po. Personazhet e saj femra, që vazhdojnë të enden edhe sot nga një lexues te tjetri nuk të lodhin. Përmes veprimeve dhe mendimeve që shpalosin hapin te ty dimensionin e një bote të lirë, ku e mundshmja të duket kaq afër. Studimi i jetës dhe veprave të artisteve femra që kishin sjellë një estetikë të re përmes krijimtarisë së tyre, ishte një tjetër punë frymëzuese për të. Piktorja Frida Kahlo ka një monografi shkruar nga Carter në vitin 1989. Por si në librat që lexoi, fundi i saj qe i ngjashëm me ato të shkrimtareve të rinisë. Teksa ishte duke i dhënë fund një studimi mbi romanin e Jane Eyere ajo diagnostikohet me kancer dhe ndahet nga jeta në moshën 51-vjeçare në vitin 1992 në shtëpinë e saj në Londër. Është e trishtë të shohësh shuarjen e një shpirti të tillë si Carter që besonte gjithnjë se të vështruarit larg e bën jetën të mos mbarojë. Ajo vazhdon të mbetet si një nga shkrimtaret dhe gazetaret më aktive angleze, jo vetëm për shkrimet e saj për feminizmin, por dhe për realizmin magjik që ndihej në romanet e saj. Në vitin 2008 në “The times” ajo u rendit në listën e “50 shkrimtarëve të mëdhenj britanikë që nga viti 1945?. Në vitin 2012, romani i saj “Nata e cirkut” u përzgjodh si fitues i çmimit memorial “James Tait”.

Më Shumë

Vodhi kuletën e një gruaje tjetër, policia shpall në kërkim të dyshuarën nga Prizreni

Policia e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një të dyshuare për veprën “Shpërdorim i pasurisë së huaj”. Policia njofton...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit