Festivali i 53-të i RTSH nën drejtimin e Turjan Hyskës, Floriana Garos dhe Liberta Spahiut

 festivali i rtshPasi është hedhur shorti dhe janë përcaktuar këngët që do të këndohen në natën e parë dhe të dytë të festivalit të këngës, organizatorët e edicion të 53-të kanë vendosur edhe për prezantuesit e këtij viti. Kështu këtë edicion do ta prezantojë Turjan Hyska, Floriana Garo dhe Liberta Spahiu nga Kosova.

Patrizia Bocconi është skenografe e festivalit, ndërsa Marcelo Lazzeti, drejtor fotografie, të dy personazhe me emër dhe karrierë në RAI dhe jo vetëm.

Ndërkaq në sallën e orkestrës së RTSH-së vazhdojnë çdo ditë provat me 26 këngët konkurrente të cilat do të ngjisin shkallët e Pallatit të Kongreseve në datat 26, 27 dhe 28 dhjetor. Si edhe në edicionet e kaluara, gjithçka në Festivalin e Këngës interpretohet live dhe grupi po përgatitet tashmë të kalojë në provat në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve.

Siç dihet të 26 këngët konkurrente janë ndarë në dy pjesë, nga 13 për secilën natë, ndërsa natën e tretë, më 28 dhjetor do të interpretohen 18 më të votuarat nga juria.

Më Shumë

Liria – Dinamo, nesër barazhi për Superligë

Liria dhe Dinamo do të përballen nesër në ndeshjen vendimtare të playoffit të Ligës së Parë të Kosovës, ku në lojë është një vend...

Muriqi në “radarin” e Real Madridit

Rënia e skuadrës së Mallorcas nga La Liga, ka bërë që shumë skuadra të shprehin interesim për transferimin e sulmuesit të Kosovës, Vedat Muriqi. E...

Lajmet e Fundit